Analiza e Kategorisë së Parë / Rihapet gara për kreun, fundi i tabelës s’gjen rehat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 21:09

Analiza e Kategorisë së Parë / Rihapet gara për kreun, fundi i tabelës s’gjen rehat

Rihapet gara për kreun në Kategorinë e Parë. Starti i fazës së dytë është shoqëruar direkt me surpriza. Bylisi që kishte 9 javë që nuk thyhej, pësoi të parën humbje dhe kaq ka mjaftuar që diferenca me vendin e dytë të shkojë në 5 pikë. Mund të quhet pa frikë java e Erzenit ajo që u zhvillua e të mërkurën. Ndryshime të vazhdueshme po pëson edhe fundi i tabelës. Pas çdo ndeshjeje ka rokada dhe ende nuk mund ta thuash me siguri se kush e ka nisur rrugën drejt rënies. Nuk kanë munguar si gjithnjë edhe kontestimet e akuzat për gjykimin, si edhe blofet.

kategoria-e-pare-1

Bylisi ra më në fund. Kishte 810 minuta që nuk linte asnjë pikë rrugës dhe mbi të gjitha kishte pësuar vetëm një gol, por përballë Shkumbinit nuk ia doli dhe madje pësuan edhe dy gola. Ballshiotët ngjitjen ndoshta nuk do ta diskutojnë kurrë, por dukshëm lufta për vendin e parë do të bëhet më interesante nga sot e në vazhdim. Erzeni vuajti boll me Burrelin në “Elbasan Arena”. Ishin matjanët që diktuan në lojë e raste, por në fund festa ishte e shijakasve. Jasmin Raboshta nuk ia doli që të shënonte me penallti përballë portierit Koca, por shleu gjithçka në shtesë. Kur u duk se po mbyllej në barazim, në të 93-ën bëri golin e fitores.

ddddddddd

Korabi u shtang nga Lushnja në “Roza Haxhiu”. Mori vetëm një pikë, por ky rezultat mund të quhet humbje për verdhejeshilët. Këta të fundit bën gjithçka dhe dëshmia më e mirë janë dy traversat e Mirjan Himës, por duket se edhe fatin e kanë kundër. I papërmbajtshëm ishte Ilir Gjyla pas ndeshjes, që shfryu ndaj gjykimit për një penallti të padhënë. Skuadra e tij mbetet në zonën e ftohtë, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën.

As Tomori nuk ia doli dot në shtëpi, këtë herë përballë Butrintit. Një barazim që u vlen sarandjotëve, ndërsa beratasit i zhyt në krizë. Kanë tri javë që nuk fitojnë dhe as shënojnë, madje këtë herë nuk shfrytëzuan dot as penalltinë. Pa frikë mund të themi që skuadra e Klevis Dalipit është në krizë. Triumfoi edhe Apolonia, duke likuiduar Turbinën në shtëpi. Një trepikësh që u jep pozita komode fierakëve.

sdsdsdsd

Super vazhdon të jetë Besëlidhja, që zhyt në fund Maliqin. Ia dolën përtej dramës, me një gol në shtesë. Protagonistë u bën sërish vëllezërit Danaj. Redoni dhe Rubeni “gatuan” fitoren në stadiumin e Devollit. Maliqarët bënë rezistencë, por as Kame me Demollarin nuk mjaftuan për të marrë minimalisht një pikë. Surpriza erdhi pastaj në Pezë, atje ky Vora mposhti Pogradecin. Nuk ishte një fitore çfarëdo, por me tre gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"