Analiza e Kategorisë së Parë / Penallti me bollëk, Bylisi e merr me “tapi” kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 21:52


Analiza e Kategorisë së Parë / Penallti me bollëk, Bylisi e merr me “tapi” kryesimin

Vazhdojnë goleadat në Kategorinë e Parë, e megjithatë në komandë ka vetëm një ekip. Bylisi ka nisur zyrtarisht arratinë, duke siguruar të gjashtën fitore radhazi. Ka qenë një javë që ka prodhuar shumëçka, nga kartonët e verdhë e të kuqtë, barazimet dramatike, por mbi të gjitha… penallti. Plot 4 janë akorduar në total, dy për llogari të Erzenit, një për Apoloninë dhe tjetra për Korabin.

kategoria-e-pare-1

Ballshiotët nuk kanë më rival dhe janë kandidatë të padiskutueshëm për t’u ngjitur në elitë. Këtë herë kanë likuiduar Burrelin në “Liri Ballabani”, në një transfertë vërtet delikate dhe të vështirë prej terrenit që u rëndua nga shiu. Ishte Loran heroi i kësaj sfide, që ka realizuar gati çerekore nga fundi.

Nëse kreun e kanë marrë me “tapi” të besuarit e Jeton Beqirit, vendi i dytë nuk ka ende… zot. Shkumbini e dorëzoi dhe e rimori Korabi këtë pozicion. Dibranët u kthyen, duke mposhtur në shtëpi Turbinën. Raza fillimisht dhe Marku më pas me penallti vendosën gjithçka, ndërsa Hasaj ishte shumë pak për cërrikasit. Këta të fundit vazhdojnë të vuajnë.

sdsdddddd

Peqinasit “shuhen”. Shkëlqimi i javëve të para humbi me Tomorin, që i shkaktoi humbjen më të thellë. Beratasit ishin të papërmbajtshëm me 5 golat e realizuar. Oshafi, Pepa, Vokrri, Manellari dhe një autogol i Myzeqarit sollën trepikëshin. Erzeni katapultohet në vendin e tretë, me një tjetër “poker”. Këtë herë ia shënoi Pogradecit në “Tofik Jashari”, Raboshta e Hidi nga pika e bardhë dhe Ymeri me Xhebrahimi u bënë protagonistë. Liqenorët nuk po tregojnë stabilitet, ndonëse një javë më parë fituan.

Pas vuajtjeve, buzëqesh edhe Lushnja. Gjejnë pikët dhe golat përballë Besëlidhjes, ndonëse zgjidhja erdhi nga mesfusha. Dopio Lajthia dhe Zani sollën suksesin e dytë sezonal dhe zhytën në një krizë të thellë lezhjanët. Skuadra e Alban Brukës duket se nuk ka më shpëtim dhe 1 pikë në 6 javë flet shumë më shumë. U zgjua edhe Apolonia më në fund, duke mundur minimalisht Butrintin. Vazhdojnë të shpërdorojnë, por ia dolën me një penallti të kthyer në gol prej Omerit.

sdsdddddddddddd

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Besa me Vorën në transfertë. Pritën 86 minuta, por triumfuan. Armenis Kukaj i bëri të gjitha vetë, golin dhe më pas mori të kuqin. E kaloi masën me festën dhe kjo i kushtoi të verdhin e dytë. Minutat e fundit po bëhen makth edhe për Maliqin. U iku fitorja nga duart vetëm në të 93-ën. Tërbuni nuk doli duarbosh nga kjo ndeshje, por prishi rekordin. Mori të parin gol pas 5 javësh pa u ndëshkuar.

PANORAMASPORT.AL