Analiza e “ish”-it të dyfishtë: Ja si e fitoi Tirana ndeshjen në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2016 | 23:13

Analiza e “ish”-it të dyfishtë: Ja si e fitoi Tirana ndeshjen në mesfushë

Erbim Fagu, ish-futbollisti i Tiranës dhe Skënderbeut, tashmë në rolin e një trajneri futbolli, ka analizuar lojën e dy skuadrave në takimin e sotëm. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka sinjalizuar defektet që nxori në pah kjo sfidë sidomos te korçarët, ndërsa ka theksuar se beteja u fitua nga bardheblutë falë një mesfushë më cilësore pasi te Skënderbeu ndjehej mungesa e Lilës apo edhe një lojtari organizator të mirëfilltë.

fagu

Postimi i Erbim Fagut

Tirana e filloj ndeshjen me nje rreshtim me 4 mbrojtes dhe Karabecin qe kryente rolin mesfushorit nderlidhes ndermjet mbrojtjes dhe sulmit. Taku dhe Moises ne krahet e mesfushes, ndersa Muzaka me Ndockyt ishin ne mbeshtetje te Cise.

Skenderbeu me nje rreshtim me 4 mbrojtes ku perpara luanin Nimaga dhe Mustafa. Ne krahet e mesfushes ishin Fukui dhe Latifi. Ne sulm Salihi dhe James.

Tirana kishte zgjedhur ta niste takimin me nje presing te larte ne mesfushen kundershtare,ku me rikuperimin e topit kundersulmonin me 4 ose 5 lojtare. Aktivizimi i Muzakes si mesfushor i brendshem eshte nje gjetje e menduar mire, i cili alternohej mjaft mire me Takun, nje nga lojtaret me te mire te Tiranes per momentin. Ndockyt nje lojtare teper inteligjent mundohej gjithmon te merte topat e kthyer nga kundershtari dhe i shfrytzonte per te furnizuar mjaft shpejt sulmuesin e Tiranes.

Ne pjesen e dyte rreth min se 70′ Tirana pati nje renie fizike kjo dhe si pasoje e ritmit te larte qe pati ne shumicen e ndeshjes.

Skenderbeu kishte zgjedhur te niste aksionet e saj nga dy qendrat e mbrojtjes ku shum here u vune ne veshtiresi dhe gabonin ne pasime, kjo si pasoje dhe e mosfunksionimit te mesfushes. Ndryshe nga Tirana qe te gjithe topat kalonin nepermjet kembeve te Karabecit. Mos mbulimi i Karabecit nga nje prej sulmuesve te Skendebeut bente qe Tirana te ishte superiore ne mesin e fushes 3vs2. Skenderbeu vuan mungesen e nje lojtari si Shkembi te cilin nuk ka mundur ta zevendsoj. Nje skuader pa fantazi. Lojtari i vetem qe mundohej te bente dicka ishte Latifi, por dhe ai teper konfuz ne veprimet sulmuese. Po ashtu mungesa e Lilajt kishe ulur rendimentin e mesit te fushes qe nuk kishte freski fizike. Shpesh here Salihi kthehej ne mesin e fushes te merte topin, por kjo nuk i sherbente shume Skenderbeut pasi e largonte shume nga porta.

goli 1

Goli i pare i Tiranes erdhi nga nje neglizhence totale e mbrojtes korcare, ku filloj me kalimin e Hoxhallarit mjafte lehte ne krahe dhe grumbullimit te 6 lojtareve tek momenti i pasimit te Cise per tek Ndockyt, i cili vetem pa presion ka goditur porten.

goli 2

Goli i dyte serisht gabim ne mesin e fushes ku pothuajse te gjitha dyluftimet jane fituar nga Tirana. Ndockyt mer nje pas nga Taku, ku Orelesi nuk arrin ta ndaloj, me pas ky me nje pasim ne koridor sherben tek Moises. Vendosje e gabuar e mbrojtjes ku duhet te ishin mbyllur me shpejt.

goli 3

Goli i Skenderbeut pas nje pergjumje te mbrojtjes. Me duket e pafalshme ku ne minuten e 82 ne zonen e Tiranes gjendet nje situate 3vs3 dhe lojtaret e tjere vezhgojne aksionin. Ne momentin e krosimit te Micit, Karabeci dhe Kerciku duhet te ishin mbyllur me brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"