Analiza e “ish-it” Dushku: Pakult shpenzim i tepruar, ja ku gaboi Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 17:38

Analiza e “ish-it” Dushku: Pakult shpenzim i tepruar, ja ku gaboi Kukësi

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Kukësit, tashmë i tërhequr nga futbolli, Erjon Dushku, flet për sfidën midis këtyre dy klubeve për Kupën e Shqipërisë. Ish-futbollisti e komenton se do jetë shumë interesante dhe e fortë kjo përballje, pasi Tirana luan gjithçka për gjithçka në këtë sfidë, e për Kukësin nuk do jetë e lehtë.

dushku dhe smajli

Dushku thekson se Kukësi ka probleme për shkak të largimeve të shumta, por kampionatin në tërësi e shikon si më të fortë, ku Skënderbeu e ka mbyllur garën. Sakaq, Dushku flet dhe për mikun e tij, Tefik Osmanin, të cilit i ka shprehur interesin e tij në lidhje me shëndetin e të vëllait, e për vitin që vjen, duke bërë batutë, i ka kërkuar që ta marrë ndihmës trajner.

kukesi dushku

Kukësi ndeshet me Tiranën për të shkuar në gjysmëfinalet e Kupës. Në raport me ndeshjen e parë, kë shikon favorite për t’u kualifikuar?

Ndeshjet e Kupës kanë specifikë ndryshe nga kampionati. Me rezultatin e ndeshjes së parë, Kukësi duket favorit, por Tirana do luajë për gjithçka. Kështu që, mendoj se do jetë një ndeshje interesante, pavarësisht pozitave që ndodhen të dy klubet në kampionat.

Çfarë ka ndryshuar te Kukësi dhe çfarë te Tirana?

Ndryshimet e Kukësit janë të shumta dhe kjo është arsyeja që s’ka stabilitet nga sezoni në sezon. Të kesh sukses të  vazhdueshëm, duhet të ndryshojë një apo dy lojtarë, jo i gjithë ekipi. Ndërsa Tirana është në revolucion dhe ndryshimet i duhen shumë. I vetmi gabim që është te Tirana, unë them që revolucionin duhet ta bënte me lojtarë shqiptarë dhe jo me shumë prurje nga jashtë.

dushku

Vjet për takimin Kukësi-Tirana u përfol për aleancë dhe tolerim, a mendon se tashmë është ndryshe?

Në Shqipëri përflitet shumë sa u përket tolerimeve, por unë s’jam dakord dhe ndaj mendim ndryshe. Në qoftë se ka pasur apo ka ndonjë pakt mes presidentëve, do isha kundër tyre, por se besoj.

Si e shikon Kukësin në kampionat, pse ka çaluar?

Çalimi i Kukësit vjen për shumë arsye: Ndryshimi i trajnerëve, shumë futbollistë të larguar, të cilët janë fenomene që nuk sjellin stabilitet.

Po tani, me stafin dhe trajnerin e ri, mendon se Kukësi do rikthehet në nivelet e pritura?

Kukësit s’ka çfarë t’i bëjë trajneri këtë vit. Thjesht luftojnë për në Europë dhe e shoh të arritshëm si objektiv. Por, këtë objektiv do e arrinte dhe një trajner shqiptar. Kjo do të thotë së është një shpenzim i kotë sa i përket trajnerit.

Si e shikon kampionatin në tërësi, mendon se është mbyllur gara për kreun?

Kampionati sa vjen e rritet. I ndjek ndeshjet dhe shoh nivel. Po dalin lojtarë të rinj të talentuar dhe Skënderbeu po i thith shpejt. Kjo është një nga arsyet që Skënderbeu është kaq i suksesshëm. Sa i përket kampionatit, është i mbyllur. Mirëpo, gara është shumë e fortë dhe e bukur për Europën.

Guri-KUkesi

Po mikut tënd, Osmanit, çfarë do i thoshe për fitoren e fundit që mbylli kampionatin dhe për incidentin e rëndë që i ndodhi?

Tefikun e mora në telefon për të vëllanë, pasi kjo ka rëndësi më shumë sesa fitorja. Më tha që është mirë dhe kjo ishte fitore për të. Kjo ka shumë rëndësi për të gjithë ne në aspektin njerëzor dhe shoqëror. Nuk harrova t’i them për vitin tjetër që të më marrë si zëvendëstrajner (qesh…).

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"