Analiza e Hafizit për Superkupën: Përballen dy skuadrat më me stabilitet, por kishin defekte në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 18:22

Analiza e Hafizit për Superkupën: Përballen dy skuadrat më me stabilitet, por kishin defekte në Europë

Astrit Hafizi e sheh ndeshjen e sotme mes Teutës dhe Vllaznisë si të ekuilibruar. Në fjalët e tij për “SuperSport” para ndeshjes, ai theksoi se këto dy ekipe kishin qenë mbi të tjerat në Superiore edhe pse nuk kishin treguar më të mirën e tyre në Europë.

astrit hafizi

 

 

“Janë skuadrat më me stabilitet në lojë, me një ndryshim të vogël se Vllaznia ka qenë pak më lart nga spektakli. Teuta ka qenë më pragmatiste, më cinike, e cila në fund manovroi më mirë për të arritur qëllimin. Vllaznia ishte më spektakolare e gaboi në disa vende ku nuk duhej.

Këtë radhë ka ndryshime, ekipet panë ku çalonin skuadrat. Nuk është pjesëmarrja në Europë si kampionati, kishin defekte të dy skuadrat me kundërshtarë, nuk përballonin ritmin, nuk kishin mundësi përplasje. Ndaj kjo është ajo që duhet parë se kampionatin tonë ta paraqesin e vlerësojnë si duhet, se nesër do të kenë kampionat tjetër.

Kjo paraqitje më lë dyshime se shohim vende më poshtë në renditje që shkojnë në grupe si Gjibraltari. Kjo tregon që kemi diferenca mes kombëtares dhe kampionatit tonë. Ndryshimet e mëdha të skuadrave janë shumë të dëmshme, mendoj se vjen nga presidentët që janë të paduruar për të arritur rezultate”, tha Hafizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"