Analiza e gazetarit Nallbani: Lërini kohë Panuçit dhe kritikojeni njësoj sa Bushin dhe Bogdanin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 11, 2018 | 22:10

Analiza e gazetarit Nallbani: Lërini kohë Panuçit dhe kritikojeni njësoj sa Bushin dhe Bogdanin

Glenti Nallbani, gazetari sportiv i “Top Channel” ka një mendim ndryshe për situatën në të cilën ndodhet Kombëtarja shqiptare dhe bi të gjitha Panuçi. Nëpërmjet një komenti në facebook, ai thotë se trajneri nuk mund t’iu shmanget përgjegjësive, por gjithsesi i duhet dhënë edhe pak kohë.

Ndërkaq, u kujton të gjithë kritikëve të Panuçit, se duhet të kenë të njëjtin standard vlerësimi edhe me trajnerët e kombëtareve të moshave (Bushi, Bogdani dhe Mustedanagiç), që kanë rezultate më të dobëta edhe se italiani, porse trajtohen ndryshe nga media dhe specialistët. Ja analiza e tij:

glenti nallbani

KundërVështrim

Sot Kristian Panuçi është padyshim njeriu më i sulmuar i kombëtares.

-Jemi dakord që në këtë vit paraqitjet e kombëtares së drejtuar prej tij kanë patur shumë ulje ngritje, por a duhet larguar ai tani?

– E mori kombëtaren në mes sezoni dhe arriti objektivin për ta mbajtur në vendin e tretë në edicionin e kaluar. Renditja më e mirë e kombëtares në një eliminatore boterori✔.

– Ai është brenda objektivave këtë sezon, 2 ndeshje 3 pikë nuk është fundi i botës, mos harrojmë që mbetemi përsëri një kombëtare e vogël. Ka fituar me Izraelin është mundur në Skoci. Rezultate që qëndrojnë✔.

– Në këto dy ndeshje gjendja e kombëtares është shumë e vështirë. 3 lojtarët kryesorë të sulmit janë jashtë, Sadiku, Roshi, Grezda. Shumë lojtarë të tjerë s’po luajnë fare, Ajeti, Mavraj e shumë të tjerë që kanë qenë baza e europianit s’kanë minuta madje mezi gjetën skuadër. Xhaka vjen nga dëmtimi, Agolli luan me pikatore. Hysaj nuk është i njëjti si në klubin e tij. Ndihet dhe mungesa e Kukelit.

-Kombëtarja s’ka Kapiten. Pas largimit të Lorik Canës nuk ka një figurë të fortë për të bashkuar skuadrën. Të gjithë e dinë rëndësinë e një figure si kapiteni.

– Panuçi ka një detyrë të vështirë për të rindërtuar skuadrën nga e para. Prurjet që ka patur këto kohë nuk kanë qenë cilësore dhe shumë eskperimente kanë dështuar, por realiteti është ky. Në 2 vjet ka ndryshuar e gjithë skuadra e EURO 2016.

-Shumë media e gazetarë janë vendosur kundër tij, por a ka një trajtim të njëjtë edhe me trajnerët e kombëtareve të moshave që me rezultatet kanë qenë edhe më keq se Panuçi?

-Kritikat e specialisteve qëndrojnë, por ti japim dhe pak kohë trajnerit. Fundja këto janë dy ndeshjet e tij të para zyrtare.






www.minuta90.com