Analiza e gazetarit italian: Shqipërinë e vuajtëm sikur të ishte Brazili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 9:36

Analiza e gazetarit italian: Shqipërinë e vuajtëm sikur të ishte Brazili

Shqipëria në versionin Brazil. Mund të duket e çuditshme, por kështu mendon gazetari i njohur italian Mauricio Kroseti i të përditshmes “Repubblica”. Në analizën e tij pas ndeshjes ai thotë se Italia vuajti aq shumë, sa shqiptarët dukeshin si Brazili.

kandreva gol shqiperi itali

“Le të marrim rezultatin dhe të hedhim poshtë gjithçka tjetër. Duhet të mundnim Shqipërinë për të shkuar në vazon favorite të ‘play off’-it dhe ia dolëm, por sa shumë vështirësi, sa shumë frikë, sa shumë pasiguri. Një tjetër mbrëmje si ajo me Maqedoninë. Fakti është që sërish me një ekip të këtij niveli nuk bindim.

Shqipëria në fillim nuk na dukej asgjë, por e vuajtëm si të ishte Brazili dhe mundëm vetëm për shkak të një gabimi në mbrojtje. Tani rreziku për të mos shkuar në Botëror është prezent dhe për ta evituar duhet të ndryshojmë ritmin dhe gjithçka tjetër. Statistikat nuk do të vlejnë aspak, prandaj duhet të shtrëngohemi për të shkuar në Rusi”, thotë Kroseti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"