Analiza e De Biazit: Inter anti-Juventus? Ja çfarë duhet të bëjë Spaleti për të rritur skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 10:36

Analiza e De Biazit: Inter anti-Juventus? Ja çfarë duhet të bëjë Spaleti për të rritur skuadrën

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka bërë një analizë të shkurtër në mediat italiane, për sa i përket skuadrës anti-Juventus. Sipas 62-vjeçarit është shpejt për ta përcaktuar ecurinë e skuadrave. De Biazi tregon se Spaleti duhet të punojë mbi mentalitetitin. Për sa i përket Milanit, italiani mendon se ka bërë merkato të rëndësishme dhe mund t’ia dalë mbanë. Ndërsa Napoli është skuadër për tu verifikuar…

de biazi

“Inter anti-Juventus? Është shumë shpejt për ta thënë. Teknikisht Inter është e strukturuar mirë, por duhet të rritet dhe Spaleti duhet të punojë mbi mentalitetin. Milan ka bërë një merkato të rëndësishme dhe mund t’ia dalë mbanë mirë. Napoli është i gjithi për t’u verifikuar, sepse është skuadra që ka bërë më pak merkato dhe ka humbur Zhorzhinjo ”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"