Analiza e “Bild”/ Sholl kishte të drejtë: Lojtarët vetëm vrapojnë dhe p….in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 19:55

Analiza e “Bild”/ Sholl kishte të drejtë: Lojtarët vetëm vrapojnë dhe p….in

Të dashur lexues, është e habitshme kur sheh statistikat e Botërorit të skuadrës gjermane. Mbajmë vendin e parë për gjuajte në port, vendin e dytë për vrapim, për pasime dhe zotërimin e topit. Kjo tingëllon si një skuadër që duhet të ishte në finale dhe jo në shtëpi.

2000px-Logo_Bild-de.svg

Kualitetet e gabuara

Por gjatë këtij Kampionati Botëror në Rusi, ka rënë një sy një fakt; që nevojiten të tjera kualitete. Kjo do të thotë që në të ardhmen do ta kemi të vështirë. Do të jetë një sistem tjetër loje, ku nevojitet një mbrojtje me pesë lojtarë dhe dy mesfushorë, që mund të lidhin mirë mbrojtjen me sulmin. Dhe përpara duhen lojtarë të shpejtë dhe driblues, që në duelet një kundër një do të bëjnë diferencën.

Sholl

Kam në mendje këtu Nejmar dhe Mbape. Por kush do të jenë këta lojtarë te ne? Brandt, Sane, Draklser apo Verner? Çfarë do të vijë më pas? Mehmet Sholl deklaroi në dhjetor: “Futbolli gjerman do ta pësojë keq. Po humbasin bazën e lojën. Fëmijët duhet të mësohen se si të luajnë dhe jo vetëm të driblojnë. Ata nuk marrin këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet ta bëjnë, pse një pasim dhe driblim nuk shkon mirë. Ndërkohë, ata janë në gjendje të vrapojnë 18 herë vajtjeardhje pa pushim dhe në fund të pjerdhin”.

Formimi i trajnerëve

Atëherë, Sholl u kritikua pse mori si shembull të keq Tedeskon dhe Volfin, që në krahasim me të ia kishin dalë të drejtonin në Bundesligë. Në brendësi së idesë së tij, Sholl kishte të drejtë; të paktën këtë e tregoi eksperienca e skuadrës sonë në Rusi. “DFB” do të kishte bërë mirë që Sholl të ishte në stolin e skuadrës gjermane si ndihmës i Lëvit. Ai me siguri do të kishte qenë një ndihmë e madhe për trajnerin dhe për skuadrën.

Loja e “Pancerave” vuajti nga mungesa e idesë dhe gjallëria e lojtarëve, që dukeshin sikur donin të shkonin me pushime, ata ishin të pafuqishëm për ta provuar të shkonin deri në fund. Ashtu siç tha dhe Mateus, që zotërimi i topit nuk të çon gjëkundi, nëse nuk ke ide lojë për të sulmuar kundërshtarin. Mungoi bukuria, detyrat taktike u aplikuan në mënyrë mekanike sikur në fushë të ishin 11 robotë pa ndjenja dhe fantazi. Tani, të paktën të nisemi nga fjalët e Mehmet Sholl, që ka qenë ndër lojtarët më të mirë që ka luajtur në Gjermani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"