Analiza e Bepe Bergomit/ Inter, ja rruga për të fituar kundër Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 21:48

Analiza e Bepe Bergomit/ Inter, ja rruga për të fituar kundër Milanit

Nga BEPE BERGOMI

Giuseppe-Bergomi-e1522975947483

Për Interin do të jetë e rëndë sishme që të shkojë në derbi me ekuilibër në aspektin taktik. Luçiano Spaleti duhet të jetë i zoti për të alternuar presingun e sulmit me momentet për të administruar ndeshjen, pa e ulur linjën e skuadrës. Organika e Interit ofron më shumë forcë fizike në krahasim me Milanin dhe ka alternativa më të mira në stol.

News-Stats-Milan-Inter-TIM-Cup-17-18

Zikaltrit për të befasuar Milanin, duhet të rrisin shpejtësinë e lojës, ta bëjnë topin të qarkullojë më shpejt, të sulmojnë më shumë me mbrojtësit e krahut dhe të shfrytëzojnë mirë depërtimet e Naingolanit, Galjardinit ose Vesinos. Derbi i fundit që u luajt në 4 prillin e kaluar përfundoi 0-0 dhe duhet të jetë një pikë referimi për Interin.

Në atë ndeshje meritonte fitoren dhe Milani pësoi një rënie fizike në fundin e ndeshjes. Interi duhet të jetë i zoti ta shfrytëzojë këtë aspekt. Skuadra e Spaletit duhet të mbështetet tek aspekti fizik, sidomos në fundin e ndeshjes. Duhet të shfrytëzojë Perisiçin, i cili herë pas here bëhet i rrezikshëm dhe e vë në kaos mbrojtësin e djathtë. Nëse kroati është në versionin Ivan, mund ta fitojë i vetëm ndeshjen. Ikardin e njohim të gjithë çfarë bën dhe rrezikun që krijon në zonë.

mauroicardi-cropped_bedo8fmu6rvr18nr0ok78pqrl

Por duhet të jenë lëvizjet e shokëve të skuadrës si Naingolan apo Politano që duhet ta ndihmojnë. Por nuk dua të harroj Kandrevën, një lojtar i nivelit të parë. Mund ta quaj njeriun derbi dhe jam mbështetës i tij. U mendua se do të largohej nga Interi në verë, ndërsa nëse e analizojmë atë që ka bërë në fushën e lojës deri tani, mund ta them me plot gojën se Interi do të kishte humbur nga shitja e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"