Analiza e Agostinelit: Inzagi ka forcuar shpirtin e grupit, Lacio do ta surprizojë Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 14:58

Analiza e Agostinelit: Inzagi ka forcuar shpirtin e grupit, Lacio do ta surprizojë Juventusin

Andrea Agostineli, ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit në kampionatin shqiptar, ka dhënë disa deklarata në lidhje me ndeshjen e nesërme mes Juventusit dhe Lacios. Me një të kaluar si ishfutbollist bardhekaltër, Agostineli ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë sfidë.

Agostineli Skenderbeu

“Juventusi nuk njeh humbje prej 50 ndeshjesh ndaj Lacios në stadiumin e tij dhe normalisht i takon të konsiderohet favorite. Këtë vit, disa gjëra kanë ndryshuar, bardhekaltërit tashmë janë më të sigurt në mundësitë e tyre dhe jam i bindur se do të zhvillojnë një ndeshje të madhe, mund t’i suprizojnë bardhezinjtë.

agostineli

Inzagi, si trajner, i ka dhënë thjeshtësi manovrës dhe ka forcuar shpirtin e grupit”. Agostineli ka dhënë mendimin e tij për ata që mund ta vendosin fatin e ndeshjes: “Për Juven Dibala, ndërsa te Lacio Imobile, ai është kthyer në një lojtar modern”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"