ANALIZA/ Dy fytyra në 180 minuta, sot e treta e vërteta për Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 12:44

ANALIZA/ Dy fytyra në 180 minuta, sot e treta e vërteta për Dinamon

Cilën Dinamo duhet të marrim për bazë, atë të Kupës së Shqipërisë që fitoi 2-0 ndaj Tiranës, apo të kampionatit që u shpartallua 4-0 po prej bardhebluve? Blutë kanë treguar dy fytyra në 180 minuta derbi që kanë luajtur deri tani ndaj Tiranës, fytyra që ndryshojnë si dita me natën me njëra-tjetrën.

shkembi

Mbase për të mësuar përgjigjen e pyetjes së shtruar që në fillim të këtij shkrimi na ndihmon sfida e sotme në “Air Albania”, e cila mund të jetë deri diku e treta e vërteta për skuadrën e trajnerit Bledi Shkëmbi. Deri diku, sepse dy skuadrat në fakt sot nuk nisen në kushte të barabarta. Dinamo ka avantazhin e fitores 2-0 në derbin e parë të Kupës dhe mund të mjaftohet edhe thjesht duke e administruar atë rezultat, pa u shtrënguar të shënojë me çdo kusht.

Për fitoren e bluve në Kupë u tha se Tirana e nënvlerësoi ndeshjen dhe “pokeri” që kjo skuadër sigloi në derbin e kampionatit vetëm tri ditë më pas sikur i përforcoi këta zëra. Tirana sot duhet të përmbysë një rezultat dhe do të shfrytëzojë gjithë potencialin e saj, gjithmonë nëse e ka Kupën e Shqipërisë në llogaritë e saj për këtë sezon. Në këtë sens, mund të jetë një provë e vërtetë për të besuarit e Shkëmbit.

Cilido që të jetë rezultati dhe ekipi i kualifikuar, të paktën niveli i lojës do të tregojë më qartë se cila është Dinamoja e vërtetë: e Kupës apo e kampionatit. Shija e hidhur e disfatës në kampionat nuk ka ikur ende, drejtuesit dhe tifozët blu e kanë ende para syve shpërfytyrimin e skuadrës dhe goleadën e rivalëve. Dhe ja ku vjen tani ky derbi i tretë, që është edhe mundësia më e mirë për ta fshirë nga memoria atë zhgënjim të madh. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por nëse blutë nuk ia dalin, atëherë në mendjen dhe sytë e opinionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"