ANALIZA/ Dortmundi rrëmbeu krahët, Interit iu fikën dy sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 20:23

ANALIZA/ Dortmundi rrëmbeu krahët, Interit iu fikën dy sulmuesit

Pas dy transfertave fituese në kampi onat, Interi shkoi në Dortmund i motivuar dhe i karikuar për të luajtur një ndeshje të rëndësishme për kualifikimin në Champions. Në skemën 3-5-2 të Antonio Kontes u shfaq Godin nga minuta e parë bashkë me De Vraj dhe Shkrinjar në mbrojtje.

hakimi dortmund inter

Në mesfushë mungonte Galjardini dhe trajneri i besoi Vesinos, duke lënë Sensin në stol. Biragi u konfirmua si i pesti i majtë, ndërsa në sulm si gjithmonë Lautaro dhe Lukaku.

Në ekipin e Dortmundit në skemën 4-2-3-1 (pa Rojsin) Hakimi dhe Shulc ishin anësorët e tërhequr dhe SançoHazard ata më të avancuarit. Brand luante si fantazist, pas shpinës së Gëces, ndërsa Vitsel-Vajgël përpara mbrojtjes.

SUPER-LAUTARO – Që në qarkullimin e parë të topit nga kundërshtari, u vu re një presing i organizuar i skuadrës së Kontes. Lukaku dhe Lautaro ndaheshin secili për njërin nga qendërmbrojtësit, Biragi dhe Kandreva ngriheshin në fushë për dy mbrojtësit, ndërsa treshja Godin-De Vraj-Shkrinjar markonin Sançon, Gëcen dhe Hazardin.

lautaro inter

Të zotët e shtëpisë ulnin në mënyrë të alternuar në mbrojtjen e tyre një nga mesfushorët Vitsel dhe Vajgël për t’i dhënë manovrën lojës, por edhe për t’u shpëtuar mbulimeve të Barelës dhe Vesinos. Në fakt, ata e kishin të vështirë që të gjenin shumë hapësira për të zhvilluar lojën sulmuese. Dortmundi nuk krijon dot raste, sepse Interi, edhe nëse dështon për të marrë topin në presingun e parë organizohet sërish disi më i tërhequr.

Vazhdon të luajë me idenë që ka krijuar Konte. Kandreva vertikalizon për Lautaron, i cili del fitimtar në duelin me dy mbrojtësit dhe shënon golin e parë për Interin. Ky gol konsolidon akoma më shumë mënyrën e lojës së Interit dhe zikaltrit fillojnë të menaxhojnë. Brozoviç ndonjëherë ndjek një nga mesfushorët Vitsel dhe Vajgël, ndërsa në herë të tjera limitohet për të mbyllur Brandin.

Dortmundi bëhet i rrezikshëm nga krahu i djathtë, aty ku është Sanço dhe shpeshherë afrohet edhe Gëce. Pa harruar Hakimin, i cili në duelet një kundër një kalon gjithmonë Biragin. Por Interi ia del të shmangë golin, sepse qëndron kompakt në mesfushën tij dhe dy lojtarët e krahut bëhen mbrojtës.

hakimi dortmund inter

Skuadra e Kontes bën presingun kur duhet, tërhiqet kur duhet dhe deri në këtë moment duket gjithçka perfekte. Lautaro udhëheq ekipin, duke shpërndarë lojën, duke bërë gjithçka mirë në sulm dhe duke nxjerrë ekipin përpara. Pikërisht nga kjo lojë vjen goli i dytë i Vesinos.

E DJATHTA AUTOSTRADË – Me rikthimin nga dhomat e zhveshjes, Dortmundi ishte më shumë agresiv, me apo pa topin në këmbë. Lojtarët e krahut të avancuar shkojnë më përpara për të bërë presing te mbrojtja e Interit, ndërsa mbrojtësit anësorë mbyllin Kandrevën dhe Biragin, duke mos u lënë mundësi të avancojnë. Vitsel ndryshon pozicion, duke u shndërruar në një fantazist. Sapo rrëmben topin, Dortmundi e qarkullon atë shumë shpejt mes linjave dhe nga krahët, duke sulmuar hapësirat e lëna bosh nga lojtarët e Kontes.

Verdhezinjtë shfrytëzojnë lëvizshmërinë e repartit sulmues, duke e shoqëruar atë me avancimin e mbrojtësve të krahut. Gëce “punon” larg zonës së rreptësisë dhe ai që e “zëvendëson” është Hakimi. Interi dhe Handanoviçi thyhen për herë të parë. Interi e ka të vështirë të zbresë në gjysmëfushën kundërshtare, ku Lautaro dhe Lukaku mbulohen rreptësisht nga Humels dhe Akanzhi, të cilët janë të zotët për të marrë pjesë edhe në aksionet sulmuese të skuadrës.

humels lukaku dortmund inter

Pra, Interi u limitua shumë dhe nuk po vertikalizonte dot sulmuesit, të cilët humbën shkëlqimin. Në këtë mënyrë humbën shumë metra në fushë dhe u vendosën përpara zonës së tyre. Në këtë mënyrë ndëshkohen edhe me golin e dytë. Konte bën zëvendësimet duke aktivizuar Biragin (shumë në vështirësi me Hakimin) me Lazaron dhe Kandreva spostohet majtas. Pastaj futet Sensi për Vesinon dhe sërish kemi ndryshimin e krahut të Barelës në mesfushë.

Zikaltrit kërkojnë të marrin frymë me ndonjë duel të fituar nga ky i fundit dhe Lautaro Martinez. Futja e Politanos dhe dëmtimi i tij prish çdo plan të Interit për të reaguar. Dortmundi vazhdon të luajë nga e djathta ku ee kuptoi që Interi po vuante. Dhe Hakimi shënon sërish gol, duke kaluar Dortmundin në avantazh. Të lodhur dhe të shpërqendruar në fushë, zikaltrit mundohen t’i besojnë shpejtësisë së Lazaros nga e djathta, por pa sukses. Të gjitha aspektet pozitive të pjesës së parë u shkatërruan në të dytën.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"