Analiza / Cikalleshi tërboi Bonuçin, Shqipëria nuk bëri “katenaço”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 20:37

Analiza / Cikalleshi tërboi Bonuçin, Shqipëria nuk bëri “katenaço”

Futbolli nuk është aritmetikë dhe kjo do të thotë se të vësh përkrah njëri-tjetrit një lojtar që ka shënuar 22 gola dhe një tjetër që ka shënuar 17 gola nuk prodhon një shumë ekzakte. Kjo gjë vlen për Belotin dhe Imobilen, por edhe për prezencën e mbrojtësve të Shqipërisë.

Hysaj - Basha - Imobile

Fakti që na fushë ishin shumë të tillë, nuk do të thotë që Xhani De Biazi bëri “katenaço”. Shifrat janë kokëforta dhe nuk të lënë të gabosh. Vendosja e skuadrës Kombëtare në fushë konsiderohet “mesatare” nga gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” (50.8 metra), ndërkohë që Italia e mbajti ekipin më të ulët në zonën e saj (49.3 metra).

IMOBILE-BELOTI

Dyshja që pretendon të përfaqësojë Italinë në kampionatin botëror “Rusi 2018” nuk është ende gati për më tepër, kur lojtarët duhet të luajnë me njëritjetrin. Imobile arriti të shënonte, ndërsa Beloti iu afrua shumë golit, por në skemën 4-2-4 nuk e kanë shumë të lehtë të gjejnë hapësira sepse kundërshtarët marrin masat për të mos i lejuar të godasin.

Kjo lëvizje i largon nga zona dhe bëhen më pak të rrezikshëm. Ata ishin të vendosur paralelisht me njëritjetrin dhe nuk shfrytëzonin dot topat që vinin nga krahët. Në këtë mënyrë, ata e patën të vështirë të depërtonin në “xhunglën” e ndërtuar nga Xhani De Biazi në mbrojtje.

CIKALLESHI-BONUÇI

De Biazi e kishte përgatitur ndeshjen duke i mbuluar futbollistët kundërshtarë 1 kundër 1. De Rosin dhe Verratin ia kishte besuar dyshes së mesfushës Basha-Memushaj, ndërsa zgjuarsia e trajnerit ishte te “bllokimi” që i bëri Bonuçit. Ky i fundit është gjithmonë një mesfushor shtesë për skuadrën e Italisë, por këtë herë nuk ia doli edhe për faktin që nuk ishte në formën e tij më të mirë fizike.

cikalleshi

Detyrat për të bërë mesfushorin dhe importuesin e lojës i takonin Barzaljit, por veterani italian nuk ka zgjuarsinë e Bonuçit. De Biazi e kishte bërë qëllimisht këtë gjë, prandaj ia doli në një0farë mënyre për të ndaluar manovrat që në mbrojtje. Barzalji e nisi vetëm një herë Belotin dhe aksioni i rrezikshëm, por kjo nuk ndodhi shpeshherë.

KANDREVA JASHTË LOJE

Dublimi i krahëve që kishte bërë De Biazi e nxori Kandrevën jashtë loje dhe e detyroi atë shpeshherë të futej në qendër, por aty e kishte të pamundur të ruante qetësinë dhe kthjelltësinë. Për këtë fakt, ai humbi 20 topa. Italia funksionoi mjaft mirë kur Verrati u “ndez” në pjesën e dytë edhe për faktin që Memushaj dhe Basha shpërdoruan shumë energji.

Këta dy të fundit arritën ta mbulonin mjaft mirë në pjesën e parë duke mos e lënë të nxirrte në pah talentin e tij. Italia duhet të mendohet mirë nëse do të luajë gjithmonë me 4-2-4, apo me 4-3-3…

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"