Analiza/ Barcelona ka humbur golat, nis të ndihet mungesa e Ansu Fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 17:49

Analiza/ Barcelona ka humbur golat, nis të ndihet mungesa e Ansu Fati

Dëmtimi i Ansu Fatisë ishte një lajm shumë i keq për Barcelonën. Talenti katalanas ishte në javët e para sulmuesi më efektiv i skuadrës duke lënë pas emra të rëndësishëm të skuadrës si Antuan Grizman dhe vetë Lionel Mesin. Në 10 ndeshjet e para zyrtare duke llogaritur La Ligën dhe Champions-in, Ansu Fatu kishte marrë pjesë në 11 gola. Ai vetë kishte shënuar 5 herë dhe ka dhënë 4 asiste.

ansu fati

Fati ka fituar edhe 2 penallti, të cilat janë shndërruar në gol. Ai gjithashtu ka fituar një 11-metërsh edhe në ndeshjen kundër Betisit, por Antuan Grizman e goditi keq. Rendimenti i tij ka bërë që trajneri Kuman ta konsideronte si një titullar të padiskutueshëm të skuadrës.

Ai ka luajtur nga fillimi në 8 ndeshje nga 10 zyrtare duke grumbulluar 596 minuta. Kjo do të thotë se çdo 54 minuta, Fati ka gjeneruar një rast për gol. Këto janë shifra të rëndësishme dhe impresionuese për një djalosh, i cili këto ditë do të festojë 18-vjetorin.

MUNGOJNË GOLAT – Menaxhimi i golave ka qenë një makth për Kumanin në aventurën e tij te Barcelona. Që në momentin kur mori drejtimin e skuadrës, i thanë se duhet të largonte Luis Suarezin. Një vendim, i cili sillte pasoja sepse trajneri e dinte shumë mirë se sa shumë humbte me largimin e sulmuesit uruguaian.

FOOTBALL: FC Barcelone vs Levante UD- La Liga-02-02-2020 Ansu Fati, Messi FOOTBALL : FC Barcelone vs Levante - Santander

Drejtuesit i bënë me dije se do të afronin një lojtar tjetër në atë repart si Lautaro Martinez apo Memf is Depaj, por askush nuk erdhi. Problemet ekonomike e detyruan klubin që të tërhiqej dhe Kuman mbeti pa 25 golat që garantonte Suarezi. Kësaj mungese të madhe i shtohet edhe ulja e rendimentit të Antuan Grizmanit dhe Lionel Mesit përpara portës rivale. I pari ka shënuar 2 gola këtë sezon, ndërsa Leo gjeti golin e parë me aksion të shtunën e kaluar.

Shifra shumë të ulëta për dy lojtarë të këtij kualiteti. Pa dyshim që mungesa e efektivitetit të dy kampionëve të mësipërm nxori në pah Ansu Fatinë, i cili që nga dita e parë kur zbriti në fushë, u konfirmua një sulmues “vrastar”. Kuman nuk ka hezituar që në disa ndeshje ta spostojë nga krahu i majtë drejt qendrës duke parë rendimentin që ka.

Ansu gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë dhe nuk e ka zhgënjyer. Por ky dëmtim sjell telashe për Barcelonën dhe për trajnerin. Fati do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 muaj dhe katalanasit duhet të gjejnë zgjidhje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"