ANALIZA/ Bajerni vuajti ndaj Lokomotivës së Moskës, bavarezët i mund vetëm…lodhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 23:21

ANALIZA/ Bajerni vuajti ndaj Lokomotivës së Moskës, bavarezët i mund vetëm…lodhja

“Nuk është e thënë të fitosh gjithmonë me rezultat të thellë”, shkruanin pjesa më e madhe e tifozëve në rrjetet sociale duke iu referuar fitores 2-1 në Moskë. E thënë kjo, askush të mos presë që skuadra e Flikut të shkëlqejë gjithmonë në fushën e blertë. Ndonjëherë duhet edhe pak fat, diçka që nuk u mungoi gjermanëve të martën në mbrëmje.
bayenmunichlokomotivmoscow

Në një stadium të mbushur plot, diçka e pazakontë në këtë kohë pandemie, stadiumi i Lokomotivës ishte i bukur për t’u parë dhe për t’u dëgjuar. Me siguri skuadra gjermane ka ndier emocionet që të përcjellin tifozët. Prej gati 9 muajsh ata luajnë në stadiume të shurdhëta, pa jetë. Çdo gol festohet me shokët e skuadrës dhe kaq. Askush nuk mund të dëgjojë tifozët të cilët gëzohen para televizorit. Gjithsesi, Bajerni diti t’i gëzonte edhe një herë mbështetësit e vet të cilët mezi presin ditën për të ardhur në stadium.

LODHJA
2923601-60065988-2560-1440

Për t’u rikthyer te ndeshja, aty ku bavarezët treguan (ashtu si dhe ndaj Hofenhaimit) se nuk janë të pathyeshëm në prapavijë. Lokomotiva për pak se nuk doli me 1 pikë nga takimi i së martës, falë një loje kompakte në të gjitha repartet. Ajo që ra në sy ishte kurajoja me të cilën rusët u përballën ndaj gjermanëve. Sulme nga krahët dhe loja e fortë ishin një nga arsyet përse ndeshja mund të kishte përfunduar në barazim. Kapiteni i bavarezëve, Manuel Nojer, pranoi pas ndeshjes se ishte një fillim sezoni shumë i ngarkuar për skuadrën e cila ka pasur pak ditë në dispozicion për t’u çlodhur, edhe pse ky është një justifikim që trajneri Hansi Flik nuk kërkon ta përdorë kur skuadra luan poshtë pritshmërive. Një gjë është e sigurt, askush nuk fal asgjë në një kompeticion si Champions-i.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"