ANALIZA/ Bajerni i këputur nga krahët, PSG e theu me kundërsulm. Ja çfarë vuajtën gjermanët ndaj francezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 20:13

ANALIZA/ Bajerni i këputur nga krahët, PSG e theu me kundërsulm. Ja çfarë vuajtën gjermanët ndaj francezëve

Humbja e Bajernit ndaj Parisit erdhi më shumë si pasojë e gabimeve teknike se atyre taktike. Kjo u vu re te David Alaba, i cili u ekspozua shumë në mbrojtje duke u bërë pika më e sulmuar nga sulmi francez. Sapo Hernandez mori vendin e tij në qendër, gjërat erdhën duke u përmirësuar. Gjithsesi, gabimet e shumta në repartin defensiv bënë që skuadra e Hansi Flikut të shpërfytyrohej duke pësuar 3 gola në ndeshjen e parë.

bajern psg

1.KRAHË TË KËPUTUR

Sane dhe Koman duhet të bënin më shumë në fazën sulmuese, por të dy lojtarët e krahut dështuan teksa në finalizim nuk shërbyen ashtu siç duhej duke i lënë rastet përgjysmë. Parisi e kishte më të lehtë të përballonte presionin në prapavijë duke parë që te kundërshtari mungoi pasi i fundit.

b

2.DEPËRTIMI

Mesfushorët e Bajernit kishin më shumë kualitet se ata të Parisit, kjo nuk ka asnjë diskutim. Bavarezët u detyruan të luanin shumë përpara duke parë edhe tërheqjen e kundërshtarit i cili mendoi që t’i priste kampionët e Europës afër zonës së tij për t’i goditur më pas me anë të kundërsulmit. Parisi luajti me një rreshtim 4-4-2 duke ua bërë shumë të vështirë mesfushorëve gjermanë për të depërtuar në zonë. Poçetino kishte hedhur në fushë një skuadër kompakte e cila ishte përgatitur për t’i bërë ballë presionit gjerman për 90 minuta. Bajerni u detyrua të luante vetëm nga krahët.

b 1

3.HAPËSIRA

Me një Bajern të vendosur lart në fushë, hapësirat prapa ishin të mëdha dhe një kërcënim i vazhdueshëm për skuadrën e Flikut. Sulmi i rrezikshëm i skuadrës franceze u kthye në një makth për mbrojtjen e cila sa herë sulmohej, ndihej në vështirësi. Sapo Parisi ishte në kontroll të topit, ata dërgonin topa prapa shpinës së kundërshtarit duke nxjerrë zbuluar mbrojtjen e gjermanëve.

b 2

4.FINALIZIMI

Bajerni vuajti nga ajo që di të bëjë më mirë: të shënuarit e golave. Edhe pse 51% e kohës u luajt në zonën e francezëve, Bajerni nuk arriti të shënonte mjaftueshëm gola për të fituar ose të paktën për të dalë me një barazim nga kjo ndeshje. Kam pionët krijuan shumë raste për shënim, por për fat të keq dhe për meritë të portierit Navas, nuk arritën të shënonin më shumë se dy gola. Me Robert Levandovskin në fushën e lojës gjërat do të kishin shkuar ndryshe, por gjermanët duhet t’i bëjnë llogaritë pa polakun edhe në ndeshjen e kthimit pasi ashtu siç pohoi vetëm Leva, rikthimi i tij në fushë do të vonojë edhe pak duke humbur kështu një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit për skuadrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"