Amnisti për të tërë, FSHF fal tre klubet dhe arbitrin që u dënuan për trukime ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:41

Amnisti për të tërë, FSHF fal tre klubet dhe arbitrin që u dënuan për trukime ndeshjesh

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije me një komunikatë zyrtare në sajtin e saj se ka shfuqizuar vendimin e datës 3 maj 2022 për dënimin e tre klubeve për 5 vite për trukim të ndeshjeve: Gramshi, Bulqiza dhe Internacional Tirana. E njëjta gjë vlen edhe për arbitrin Memet Koçi.

FSHF

Ky vendim u mor nga Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit teksa në deklaratë thuhet se kundër këtij kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË APELIT –

“Komisioni i Apelit në FSHF u mblodh për t’u njohur me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar edhe në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, dhe mori vendimet si më poshtë:

Vendimi nr. 1

Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit F.C Bulqiza.Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 1.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr. 2

Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit KF Gramshi.

Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 2

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr. 3

Pranimin e ankimit të Arbitrit të futbollit z. Memet Koci.

Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 4.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr. 4

Pranimin e ankimit të F.C. Internacional Tirana.

Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 3.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ U dënuan me 5 vite për trukim ndeshjesh, FSHF nis amnistinë për skuadrën e…

SEZONI I RI/ Kaosi me Kategorinë e Dytë, asnjë sinjal nga FSHF

Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri, SPAK kërkon burg për gjyqtarin, zyrtarin e klubit dhe ish-futbollistin

Golat me telekomandë që denoncoi “Panorama Sport”, FSHF nis hetim për trukime/ Ja të gjitha vendimet e Disiplinës

Golat me telekomandë dhe dyshimet për trukim, reagojnë zyrtarët e 6 ekipeve: Pro hetimit, jemi bërë si në Afrikë

Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri, SPAK kërkon burg për gjyqtarin, zyrtarin e klubit dhe ish-futbollistin

ANALIZA/ FSHF ka dështuar në luftën kundër trukimeve, dënohen vetëm ata që nuk kanë… votë

Konfirmohen trukimet në Kategorinë e Dytë, FSHF përjashton tre klube dhe arbitrin durrsak

Nuk do të arbitrojë për dy vite, ja kush është gjyqtari i parë i përjashtuar nga FSHF për trukimin e një ndeshje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"