Amnisti për dënimin e Skënderbeut? Ilirjan Përmeti: Do e ndjekim çështjen në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 12:40

Amnisti për dënimin e Skënderbeut? Ilirjan Përmeti: Do e ndjekim çështjen në…

Shefi i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, është shprehur se te Skënderbeu do vazhdojnë ta ndjekin çështjen e dënimit nga UEFA, në të gjitha organet, ku do të kenë qoftë edhe pak mundësi. Gjithashtu Përmeti foli edhe për fushën, duke thënë se tani është në kushte të mira.

PERMETI

Merkato e klubeve shqiptare- Ne po flasim për një sezon jo të zakonshëm për ne. Kishim plane të tjera. Ekipi u bë nga e para dhe ndryshimet ishin të nevojshme. Nuk kishim shumë kohë. Ne morëm lojtarët për të përballuar pjesën tjetër të kampionatit dhe besoj se do ia dalim.

Fusha e Skënderbeut- Janë të ndara në dy faza. Ndeshja me Partizanin, kishte shumë aludime, deri në spekulime. Në momentin kur dëbora bie 2 ditë para ndeshjes, dhe temperaturat janë të ulëta, është e pamundur të hiqet bora. Kjo nuk ndodh vetëm në Korçë, por në botë. Fusha tani është mirë dhe e kemi rregulluar. Nga ndeshja me Partizanin, kishim vetëm një lojtar korçar që ishte mësuar me dëborën, por edhe ai pas pjesë së parë kërkoi zëvendësim sepse nuk e përballonte dot. Ne kem i bërë gjithmonë maksimumin në këto 10 vite dhe do vazhdojmë të njëjtën gjë. Nuk mund të fusim borëpastruesen në fushë, pasi do dëmtohej dhe më pas duhej kohë e gjatë për t’u rregulluar.

Amnisti për dënimin- Klubi natyrisht që ka avokatë dhe zyrën e tij. Do e ndjekë çështjen në të gjitha organet e mundshme. Do e ndjekim me interes, për ta hequr dënimin. Shpresoj që klubet e tjera të na bëjnë krenarë, siç ka ndodhur me Skënderbeun. Shpresoj që një ditë të rikthehemi sepse është problem për gjithë qytetin dhe futbollin shqiptar. Nuk mendoj se ndonjëri do thotë se Skënderbeu s’na ka bërë krena

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"