Amir Spahiç, boshnjaku 34-vjeçar që pritet të marrë drejtimin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 15:15

Amir Spahiç, boshnjaku 34-vjeçar që pritet të marrë drejtimin e Kamzës

Trajneri Julian Ahmataj e realizoi misionin e tij te Kamza, pasi skuadra arriti të mbijetojë në fund në Superiore. Por, pa u shuar gëzimi i mbijetesës, Ahmataj u largua nga drejtimi dhe sipas drejtuesve të Kamzës, drejtimin pritet që ta marrë një trajner boshnjak.

1667493_w2

Madje është thënë se emri i trajnerit të ri të Kamzës mund të bëhet i ditur gjatë ditës së sotme, pasi boshnjaku pritet të mbërrijë në Shqipëri për të zhvilluar bisedimet finale me drejtuesit e klubit. Është thënë vetëm se kandidati për trajner i Kamzës ka qenë pjesë e skuadrës së Slobodës së Tuzlës. Amir Spahiç përflitet si një alternativë për të pasur Ahmataj në drejtimin e Kamzës.

54c967124811a_o,size,933x0,q,70,h,22f9df

Spahiç është në hapat e para të trajnimit dhe te Tuzla ka qenë trajner i përkohshëm për një muaj. 34-vjeçari ka një karrierë të pasur si lojtar, pasi ka luajtur me Austrinë e Vjenës, Sloboda, Eisenstad, Zheljezniçar, Torpedo Moskë. Për pak kohë ish-mbrojtësi ka qenë shok skuadre me kapitenin e Kamzës, Sebino Plaku, te polakët e Slaskut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"