Amir Rrahmani braktis Kosovën para ndeshjeve eliminatore, mbrojtësi rikthehet te Napoli. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 13:14

Amir Rrahmani braktis Kosovën para ndeshjeve eliminatore, mbrojtësi rikthehet te Napoli. Ja arsyeja

Amir Rrahmani ka lënë grumbullimin me Kosovën, para ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

rraHMANI

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer te Napoli, ku do të vazhdojë fazën e rikuperimit.

Në këtë situatë, Rrahmani humb 3 ndeshjet e këtij muaji me Kosovë, që do të luajnë me Lituaninë miqësore ditën e sotme, me Suedinë më 28 mars për eliminatoret dhe me Spanjën më 31 mars.

Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Shaland, pasi Rrahamni është një titullar i padiskutueshëm te Kosova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"