Ambulancë “part time” dhe frikë në tunel, ja pikantet e sfidës Kukësi-Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 22:34

Ambulancë “part time” dhe frikë në tunel, ja pikantet e sfidës Kukësi-Luftëtari

Shumë pak interes në stadiumin “Roza Haxhiu”. Vetëm 50 shikues në tribunën qendrore, ku në pjesën VIP mungonte presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Kukesi-Luftetari

– Në minutën e 37-të të pjesës së parë, autoambulanca është larguar përkohësisht nga stadiumi i Lushnjës për t’u rikthyer në minutën e 45-të. Gjyqtari Kola nuk e ka ndërprerë lojën, duke vazhduar minutat e mbetura të pjesës së parë pa praninë e autoambulancës.

– Pasi ka fituar penalltinë dhe është bërë gati për ta ekzekutuar, Rroca ka marrë disa “sugjerime” nga 10-12 tifozë të Luftëtarit, që i kanë kërkuar të mos shënojë, por ai e kishte një dedikim me vajzën e sapolindur.

– Në minutën e 66-të, një bateri kamerash ka rënë nga tribuna e stadiumit “Roza Haxhiu” mbi tunelin që të shpie te dhomat e zhveshjes duke shkaktuar zhurmë të madhe.

– Trajneri Duro nuk heq dorë nga zakoni i tij duke qëndruar në të shumtën e kohës i ulur pranë vijës anësore.

– Fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” është mbajtur mirë, edhe pse u luajt vetëm 72 orë pas ndeshjes Lushnja-Oriku. Pasi ka përfunduar Kukësi-Luftëtari, ka hyrë skuadra e Lushnjës për të zhvilluar seancën stërvitore të radhës.

Kukesi-Luftetari tribuna

– Mikel Canka, golashënuesi i Kategorisë së Parë, ka qenë në tribunë për të mbështetur Luftëtarin, me të cilin ka luajtur 4 sezone më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"