“Ambulanca me vonesë, kjo është kriminale”, avokati i Maradonës denoncon vdekjen e ish-kampionit të botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 14:45

“Ambulanca me vonesë, kjo është kriminale”, avokati i Maradonës denoncon vdekjen e ish-kampionit të botës

“Ambulanca zgjati më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte kriminale “, fjalët e ashpra të Matias Morla avokatit të ish-kampionit të botës i cili akuzoi ashpër vonesën e ambulancës për të mbërritur te shtëpia e Diego Armando Maradonës.

morla

Avokati, agjenti dhe miku i “Pibe de Oro” bëri denoncimin e tij me një deklaratë zyrtare të lëshuar në rrjetet sociale: “Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike të San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte përkujdesje ose kontrolle nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime”.

Morla njofton një betejë ligjore: “Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat e kësaj vdekje të hetohen deri në fund.

Ndërsa Diego më tha: ‘Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë.’ Pastaj lamtumira për mikun e tij: “Sot është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe reflektimi. Ndiej në zemrën time largimin e mikut tim, të cilin e kam nderuar me besnikërinë dhe mbështetjen time deri në ditët e fundit të tij.

Për të përcaktuar Maradonën në këtë moment të hidhërimit dhe dhimbjes së thellë mund të them se ai ka qenë një person i mirë, ai ishte futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e futbollit dhe ishte një person i ndershëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"