Ambra nuk ia fal tradhtinë Maks Alegrit: Fillim i ri pas zeros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 21:36

Ambra nuk ia fal tradhtinë Maks Alegrit: Fillim i ri pas zeros

Ambra Anxholini duket se nuk do ta falë lehtë tradhtinë e Maks Alegrit. Aktorja dhe prezantuesja e njohur italiane është ndarë përfundimisht nga tekniku i Juventusit pasi përflitet për tradhtinë e radhës të tij.

ambra

Ndaj ajo sot nuk ka ngurruar që të lëshojë një mesazh thumbues për trajnerin e Juventusit teksa po prezantonte emisionin e saj në “Radio Capital”.

“Ekziston për të gjithë dita zero, është një moment në të cilin nuk fitohet, nuk humbet, po rifillon. Largohesh nga personat që bëhen kujtime, nga ato që nuk të mbeten në mendje, ato që në fund të fundit nuk kanë qenë kurrë. Quhet dita zero pasi ajo që ndjek zeron është gjithmonë një fillim dhe në fillime nuk njihet kurrë disfata’, ishin fjalët e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"