Ambienti i trazuar te Barça. Bajern-Mesi, goditja e shekullit?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 13:11

Ambienti i trazuar te Barça. Bajern-Mesi, goditja e shekullit?

Lionel Mesi është pranë largimit nga Barcelona. Argjentinasi, sipas disa lajmeve nga Spanja, do të largohet në fund të sezonit të ardhshëm nga katalanasit për të vazhduar një aventurë të re jashtë Spanjës. Arsyet? Diferencat interne dhe perspektiva sportive. Bajerni i Mynihut mund të jetë skuadra që do të bënte goditjen e shekullit, shkruajnë mediat gjermane. “Tz” është e sigurt që bavarezët i kanë të gjitha mundësitë, ekonomike dhe ato sportive për të bindur yllin argjentinas.
1407810284-fc-bayern-lionel-messi-transfer-geruecht-wechsel-fc-barcelona-abschied-1avXkaB7phef

Mesi luan që prej 2002-shit me Barcelonën dhe ka një kontratë deri në 2021-shin me katalanasit. Megjithëse disa çështje të brendshme të klubit mund ta detyrojnë 33- vjeçarin të largohet. Lojtari nuk kërkon të bëhet një problem për klubin, këtë mësohet t’ia ketë thënë një shoku të skuadrës, shkruan “Cadena SER” në Spanjë. Barça ndodhet aktualisht në një krizë lidershipi dhe vuan gjithashtu një përçarje në klub. Lojtarët (përfshi Mesin) kanë refuzuar të ulin rrogat e tyre për shkak të pandemisë, “COVID-19”.
bajern
PSE MUND TË ZGJEDHË BAJERNIN
Bavarezët mund të përdorin markën e njohur “Adidas” për të bindur yllin e Barçës. Një transferim i tij te kampionët e Gjermanisë do të sillte një bum të madh shitjesh, fanellash dhe rritje të sponsorizimeve. Bajerni tregoi edhe gjatë pandemisë se ishte një nga klubet me financat më të shëndosha në Europë duke mos u prekur nga kriza. Jo vetëm kjo, por bavarezët arritën të bënin edhe një goditje të madhe në merkato siç ishte ajo e transferimit të Leroi Sanesë nga Mançester Siti. Mesi pa dyshim mund të quhej goditja e shekullit për skuadrën gjermane. Tifozët e Bajernit kanë nisur që tani të ëndërrojnë për një kalim të tij në Mynih. “Allianz Arena” mund të bëhej shtëpia e një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Gjithsesi, për momentin është vetëm një thashethem merkatoje, pasi të interesuara për lojtarin janë edhe skuadra si Mançester Siti, Parisi dhe Interi, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"