Ambiciet e Egnatias në këtë sezon, Tetova: I shkojmë deri në fund Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 19:30

Ambiciet e Egnatias në këtë sezon, Tetova: I shkojmë deri në fund Kupës së Shqipërisë

Egnatia ka synime të qarta në Kupën e Shqipërisë dhe këtë e konfirmoi për “Panorama Sport” pas ndeshjes së djeshme në Peqin, vetë trajneri Edlir Tetova. Pasi analizoi fitoren e pastër ndaj Shkumbinit, durrsaku që drejton rrogozhinasit theksoi se Egnatia kërkon të shkojë sa më larg në Kupë, e pse jo të mos e fitojë atë me grupin cilësor që ka këtë sezon.

EDLIR TETOVA 2

“Pavarësisht se shënuam shumë shpejt në pjesën e parë, u duk sikur lojtarët kaluan në eufori dhe e morën lehtë ndeshjen. Në pjesën e dytë korrigjuam shumë gjëra dhe arritëm të realizojmë dy gola që na japin siguri për kualifikimin më tej.

Kemi synime për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Nga ana tjetër, më duhet të them se pavarësisht se Shkumbini militon në të Dytën, ka një fanellë me peshë, ndaj dhe e respektuam maksimalisht këtë takim të parë në Peqin”, ka thënë trajneri i ekipit rrogozhinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"