Amatorët e Vastezes bëjnë “bamirësi” për Partizanin, i falin të ardhurat nga biletat e miqësores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 14:36

Amatorët e Vastezes bëjnë “bamirësi” për Partizanin, i falin të ardhurat nga biletat e miqësores

Partizani zhvilloi dje miqësoren e parë gjatë fazës përgatitore që po kryen në Itali me trajnerin e ri Mark Juliano. Përballë të kuqve u vendos skuadra e Serisë D italiane, Vasteze, e cila e priti Partizanin në stadiumin e saj.

partizani vasteze

Pas ndeshjes, presidenti i klubit italian, Franko Bolami, lëshoi një komunikatë ku bëri me dije se të gjithë të ardhurat e siguruara nga biletat e shitura për këtë miqësore do t’i jepeshin klubit të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"