Zbulohet amaneti i Maradonës/ “Do të doja që në gurin tim të varrit të shkruhej…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:30

Zbulohet amaneti i Maradonës/ “Do të doja që në gurin tim të varrit të shkruhej…”

“Do të doja që në gurin tim të varrit të shkruhej: ‘Gracias a la pelota’ (Faleminderit topit)”. Diego Armando Maradona duket se e ka lënë amanetin e tij të fundit, në një intervistë të dhënë 15 vite më parë, gjatë një puntate të programit argjentinas “La Noche del 10”, në rrjetin “Canal Trece”.

diego (1)

“Çfarë do t’i thosha Maradonës në varreza? Faleminderit që kam luajtur futboll sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër.

Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit’. Po, pikërisht këtë të kem në varrin tim, kur të ndahem nga jeta”, shprehej Diego.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"