Amanda Stejvli, financierja seksi që do të blejë Njukasëllin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 12:07

Amanda Stejvli, financierja seksi që do të blejë Njukasëllin

Amanda Stejvli është financierja britanike, e cila pritet të blejë klubin e Njukasëllit, pasi ka ofruar shumën prej 300 milionë paund për blerjen e tij dhe ka pasur bisedime me pronarin aktual, Majk Eshli. Avokati i këtij të fundit, Andru Henderson, ka konfirmuar se gjatë ditëve të fundit, një numër i madh të interesuarish janë paraqitur për të biseduar lidhur me blerjen e klubit anglez.

456798BE00000578-4996532-image-a-48_1508408706251

Oferta e financieres Stejvli prej 300 milionë paund thuhet se do të finalizohet gjatë periudhës së fundvitit. Sipas burimeve, thuhet se Amanda Stejvli ka pasur edhe një ofertë për klubin e Liverpulit më parë, por është përqendruar më tepër te Njukasëlli, pasi është një klub, i cili ka shumë ndjekës ndërkombëtarisht dhe ka mundësi të rritet me hapa tepër të shpejtë.

Pronari aktual Majk Eshli e ka blerë klubin anglez në vitin 2007 për vlerën prej 134 milionë paund dhe e ka nxjerrë atë në shitje në fillimin e kësaj jave. Thuhet se ai ka pasur kontakte me katër persona, të cilët kanë qenë të interesuar për blerjen e klubit. Nga ana tjetër, financierja 44-vjeçare Stejvli ka qenë edhe një prej personave që kanë sjellë sheikun Mansur për të blerë klubin e Mançester Sitit në vitin 2008.

456585D700000578-4996532-image-a-47_1508408669718

Avokati i Majk Eshlit ka thënë: “Jemi duke parë nëse mund të gjejmë një pronar të ri deri në periudhën e Krishtlindjeve”. Ndërkohë, sipas një komunikate të klubit të Njukasëllit, është thënë: “Si një prej klubeve më të vjetra e me mbështetësit më të shumtë në historinë e futbollit anglez, Njukasëlli kërkon një drejtues të qartë për ta udhëhequr klubin drejt suksesit në të ardhmen”.

Stejvli është njëkohësisht edhe drejtuesja e kompanisë “PCP Capital Partners” dhe në të kaluarën ka pasur edhe një lidhje romantike me Princ Endru, dukën e Nju Jorkut përpara se të njihte bashkëshortin Merdad Godusi, i cili ka qenë një punonjës në kompaninë që ajo drejton. Ata janë martuar në vitin 2011 dhe kanë një djalë të quajtur Aleksander. Stejvli është e zënë me angazhime mes Dubait dhe Londrës, ku ka dhe familjen.

457DF3E100000578-4996532-Amanda_Staveley_was_once_described_as_the_Queen_of_British_footb-a-2_1508418914511

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"