Amadu Latif tremb Teutën, Shkëmbi ndëshkon Peqinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 18:05

Amadu Latif tremb Teutën, Shkëmbi ndëshkon Peqinin

Dita e shtunë do të jetë vendimtare për Teutën, e cila ka një mision shumë të vështirë, në një fushë ku në vitet e fundit ka marrë vetëm një fitore. Ndryshimet e mëdha që ndodhën në klub gjatë merkatos ende nuk janë përshtatur për t’i dhënë sigurinë e duhur trajnerit Shkëmbi. Një ekip, që në letër premton shumë. Klubi zgjodhi një strategji të re duke afruar lojtarë që e njohin mirë kampionatin shqiptar. Në Durrës, të gjithë presin të shohin Teutën e vërtetë dhe puna është e gjatë. Puna për ndeshjen me Luftëtarin ka nisur me intensitet të lartë.

teuta

Grupi punon në të gjitha aspektet, fizike dhe teknikotaktike. Ajo që bie në sy është grinta e shfaqur nga tekniku Shkëmbi, i cili kërkon maksimumin nga reparti i sulmit, duke ditur se ngërçi ende nuk është zgjidhur. Si të mos mjaftonte kjo, dje, sulmuesi Amadu Latif nuk është stërvitur me grupin, pasi ka probleme në kofshë. Ai që bind më shumë në fazën sulmuese është Kamara, i cili në stërvitje merr përgëzimet e trajnerit. Kapiteni Osmani u rikthye dje në stërvitje, por qëndroi si spektator gjatë seancës, por nuk pritet të mungojë të shtunën në Gjirokastër.

latif

Ndërkohë, partneri i kapitenit në qendër të mbrojtjes, Bicaj, u stërviti normalisht me ekipin, duke lënë pas shqetësimin që ndiente në këmbën e majtë. Vëmendje i kushtohet dhe mesfushës, me Sidibe dhe Avdylin, të cilët duhet të japin më shumë që të jenë në 100%. Ajo çka kërkon Shkëmbi është vertikalizimi i shpejtë drejt sulmit dhe furnizim më i madh për repartin ofensiv, gjë të cilin ekipi e vuan. Grupi shpesh ndahet në dy pjesë, duke provuar të gjithë kondicionin e ekipit, duke lënë të kuptohet se askush nuk e ka vendin e sigurt në formacion.

teuta-oher-endri-vrapi-750x430 (1)

Gjithashtu, trajneri korçar kërkon të ketë nën vështrim të gjithë lojtarët dhe duke insistuar që ata të jenë të disiplinuar dhe korrektë. Shkëmbi nuk i fal devijimet dhe kjo u pa edhe dje, kur ndëshkoi të riun Peqini. Gjatë stërvitjes, Peqini goditi topin drejt portës, por këtë e bëri pas sinjalizimit të trajnerit Shkëmbi, që e kishte ndërprerë aksionin. Trajneri e kritikoi lojtarin dhe e nxori jashtë duke i kujtuar që, nëse do ishte në lojë, do të ndëshkohej me karton të verdhë.

Amarildo Aliaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"