Alvesh mungon në Korçë, Torasa shqetëson Dajën. Flamurtari me sulm të zbehtë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 20:33

Alvesh mungon në Korçë, Torasa shqetëson Dajën. Flamurtari me sulm të zbehtë ndaj Skënderbeut

Alvesh dhe Torasa shqetësojnë trajnerin Ilir Daja përpara ndeshjes me Skënderbeun. Danilo Alvesh do të jetë mungesë e sigurt për ndeshjen që do të luhet nesër në transfertën e Korçës.

Flamurtari

Sulmuesi brazilian ka një dëmtim që nga ndeshja me Kukësin dhe nuk është rehabilituar akoma. Sulmuesi brazilian është lënë pushim nga stafi, për shkak të dëmtimit.

Por trajneri Daja bëhet me “dhimbje koke” edhe nga Torasa. Lojtari argjentinas nuk është stërvitur dje me ekipin, për shkak të shfaqjes së dëmtimit që e kishte pak kohë më parë. Gjasat janë që edhe Torasa të mungojë me Skënderbeun. Nëse mungon edhe argjentinasi, i bie që Flamurtari të jetë i zbehtë në fazën sulmuese ndaj Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"