Alvesh: Goli më mungonte. Sulmuesit e ardhur nuk më trembin, përkundrazi ndihmojnë skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 19:55

Alvesh: Goli më mungonte. Sulmuesit e ardhur nuk më trembin, përkundrazi ndihmojnë skuadrën

Danilo Alvesh, u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes Flamurtari-Partizani. Sulmuesi ishte autori i golit të vetëm të takimit, dhe tha se i mungonte goli prej 4 muajsh.

alvesh

Sa i rëndësishëm është ky gol? Sa i rëndësishëm është ky gol për ju?

Jam i kënaqur për fitoren e skuadrës, megjithatë, 4 muaj pa shënuar janë kohë e gjatë. Unë jam në shërbim të skuadrës, dhe shpresoj për një fitore edhe në Tiranë.

Në merkaton e janarit, ka goditur në fazën sulmuese…

Sipas meje, shumë mirë që jemi përforcuar në fazën sulmuese, pasi e ndihmojnë skuadrën. Objektivi ynë është të qëndrojmë në zonën e lartë të renditjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"