Alvesh dhe Neziraj drejt largimit nga Flamurtari, Duro “i shkel syrin” futbollistit të Shkëndijas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 12:01

Alvesh dhe Neziraj drejt largimit nga Flamurtari, Duro “i shkel syrin” futbollistit të Shkëndijas

Danilo Alvesh mund të largohet në janar nga Flamurtari. Gjasat janë që klubi vlonjat të prishë kontratën para kohe me sulmuesin brazilian. Burime konfidenciale pranë Klubit të Futbollit Flamurtari thanë për “Panorama Sport” se po shikojnë mundësinë që ta shesin Alveshin. Kontrata e brazilianit me klubin vlonjat përfundon në fund të sezonit, pra në verën e vitit 2018, por marrëdhëniet mund të shkë- puten që në fillim të janarit.

Bushiç dhe Danilo Alvesh

Lajmi për largimin e Alveshit në fillim të vitit, bëhet i besueshëm nëse analizon disa faktorë. Firmosja së fundmi me dy sulmues, të cilët do të jenë në janar gati për Flamurtarin, serbi Igor Nedeljkoviç, si dhe lojtari nga Maqedonia Muarem Muarem, zbehin ndjeshëm pozitat e sulmuesit Alvesh, i cili mund të përfundojë edhe në stol. Po ashtu tjetër faktor që çon brazilianin drejt largimit është edhe marrëdhënia jo e mirë  dhe përplasjet e herë pas hershme që Alvesh ka pasur me trajnerin Shpëtim Duro.

Danilo-Alvesh-Duro

Dalja nga pritshmëritë, mosshënimi i golave, pra rendimenti i ulët është një tjetër shkak për shitjen e Alvesh, që sot për sot vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë i vlonjatëve që përfiton 8 mijë euro në muaj. Klubi kërkon që ta shesë Alveshin për të mos e nxjerrë me parametra zero në fund të sezonit, me qëllim që të fitojë financiarisht.

Remzi Sadiku dhe Danilo Alvesh

Por nuk dihet se sa do të jetë vlera e Alveshit. Disa kohë më parë kur përflitej se Alvesh mund të shkonte te Flamurtari, administratori Sinan Idrizi tha se kush kërkon shërbimet e brazilianit, duhet të paguajë në arkën e klubit vlonjat 500 mijë dollarë.

NEZIRAJ- Erdhi me bujë te Flamurtari, por me shumë mundësi në janar do të largohet. Edhe Haxhi Neziraj mund të shitet. Ish-mesfushori i Luzernës u bë pjesë e vlonjatëve në janar kur skuadra drejtohej nga Gentjan Mezani. Por, me ardhjen e trajnerit Duro, kosovari Neziraj përfundoi në stol.

neziraj flamurtari1

Neziraj duket se nuk po e bind Duron dhe, në këto kushte, drejtuesit po projektojnë largimin e mesfushorit kosovar në janar. Nuk dihet se përse Duro nuk e aktivizon Neziraj, në një kohë që lojtari erdhi me bujë dhe që, aktualisht, pas gati një viti po ngroh stolin dhe shpesh edhe tribunën.
CUCULI – Mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Ardian Cuculi, kthehet sërish në skenë te Flamurtari. Në verë Cuculi i ktheu përgjigje negative trajnerit Duro, për shkak se Shkëndija nuk e la të lirë, por gjasat janë që të vijë në janar. “Kisha shumë dëshirë që Cuculin ta kisha te Flamurtari. Me afrimin e tij do të kisha bërë një zgjidhje shumë të mirë në ekip. Por lojtari është nën kontratë me Shkëndijën. Cuculi do të vinte nëse nuk do të ishte nën kontratë.

Ardian-Cuculi-1024x682

Do të kishte ardhur madje me shumë dëshirë në Vlorë, por më konfirmoi se është nën kontratë dhe në këto kushte nuk mund të vijë dot”, deklaroi Duro në verë. Cuculi ka njohje me trajnerin Duro, kur tekniku drejtonte Shkëndijën, por lojtari në sezonin 2014 ka qenë edhe pjesë e Partizanit.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"