Aludimi i Ze Marias, Oduamadi shpëtimtari i Tiranës?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 15:44

Aludimi i Ze Marias, Oduamadi shpëtimtari i Tiranës?!

Namdi është shpëtimi i Tiranës! Kështu të paktën aludoi Ze Maria në fund të ndeshjes me Kukësin. Sigurisht një afrim i ri, me Milanin në CV, sjell edhe shpresa të mëdha. Gjithsesi, askush nuk është aq naiv sa të mendojë se futbollisti i lindur në Laos do të sjellë ndryshimin e madh, sado i mirë të jetë ai.

Oduamadi

Që të ndodhë ndryshimi i kërkuar nga Ze Maria, Oduamadi është shumë pak si peshë specifike. Ai mund të bëjë të tijën, por duke mos paragjykuar askënd, Tirana duhet të ndryshojë e gjitha në fushën e lojës. Për momentin, emri i sulmuesit duket si alibi e trajnerit, pas së cilës ai po kapet, sepse Ze Maria e di mirë që nigeriani mund të sjellë risi në ekip, por jo kurrsesi ndryshim rrënjësor.

Duhet të ndryshojë e gjithë skuadra që Tirana t’ia dalë dhe të fitojë për herë të parë këtë Kategori Superiore. Sa për Oduamadin, futbollisti i cili nuk luan një sfidë profesioniste prej dy vitesh, duhet të shihet një herë në fushë, për të thënë nëse do të jetë shpëtimtari i Tiranës apo një lojtar si gjithë të tjerët…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"