Aludimet rreth sherrit mes Starovës dhe Trashit, gjithçka ka qenë e mirëllogaritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 17:38

Aludimet rreth sherrit mes Starovës dhe Trashit, gjithçka ka qenë e mirëllogaritur

Lorenc Trashi, në prononcimin e tij të fundit, ka deklaruar se ai është përplasur shpesh me trajnerin Starova, por debati i fundit i ka kaluar kufijtë. Nga ana tjetër, mësohet se edhe trajneri e ka humbur simpatinë për lojtarin, por aktivizimi i tij ka qenë i kushtëzuar nga mungesat e theksuara në organikë

Starova-Trashi-Batha-696x464

. Sa i përket sherrit të fundit ka disa aludime, ku jo gjithçka ka qenë spontane, por e mirëllogaritur, në mënyrë që palët të fitojnë “lirinë” nga njëri-tjetri. Thuhet se Trashi ka oferta nga klube të huaja, por ata i kanë vënë kusht që ai të shkojë me parametër zero, kusht i cili nuk pranohet nga Partizani.

Ndaj, për të siguruar lirinë, thuhet se është sajuar ai sherr i shumëpritur, në mënyrë që lojtari të dilet i lirë, si ish-shokët e tjerë të ekipit që u larguan para nisjes në Turqi. Cilado të ketë qenë e vërteta, klubi i ka ndëshkuar të dyja palët, por nuk i ka shoqëruar me largime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"