Altin Rraklli tregon prapaskenat: Si refuzova Partizanin 6 vite më parë prej Hasan Likës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 22:30


Altin Rraklli tregon prapaskenat: Si refuzova Partizanin 6 vite më parë prej Hasan Likës

Nga Gjermania ku ndodhet momentalisht, legjenda e Kombëtares, Altin Raklli ka dhënë një prononcim për “Supersport”, ku ka treguar shumë për sa i përket të kaluarës.Rraklli Altin

Raklli ka treguar një prapaskenë kur iu ofrua stoli i Partizanit në 2014 dhe e refuzoi, pasi mendoi se duhej t’i jepej më shumë kohë Hasan Likës që drejtonte ekipin në atë kohë.

“Goli i anuluar ndaj Anglisë? Në atë kohë kushte ishin shumë ndryshe, nga sa janë tani. Ndoshta ishte edhe çështje fati, pasi të shënosh dy gola në pak minuta është edhe fat. Goli i dytë ishte flagrant, pasi nuk e di si mund të gabonte anësori në atë rast.  Unë pata fatin e mirë që ikja direkt në Gjermani për një provë, kisha bërë dy ndeshje me ekipin kombëtar e një gol ndaj Greqisë. Ishte fati që më ndihmoi dhe e kalova provën për 3 ditë e tani dihet përfundimi.

Në atë kohë të gjithë lojtarët që iknin merrnin një letër nga Federata. Vetëm Demollari ishte modeli i largimit pasi Dinamo fitoi disa të ardhura. Në rastin tim firmosa kontratën me Freiburg pa ardhur leja e kalimit. Për transferimin tim Besa ka marrë plotë 150 mijë marka, e klubi kavajas i kërkoi 2 mikro busa, rroba, atlete e shumë materiale. Çfarë kisha unë në atë kohë të Freiburg kishte edhe një lojtar i Besës

Rikthimi në Shqipëri si trajner? Shqipëria është vendi ku kam lindur. Nuk do të thotë se ika nga ky vend dhe e kam harruar, pavarësisht disa personave. Unë jam tani jam një trajner futbolli. Po përpiqem të nis punë në këtë profesion në Gjermani, por është shumë e vështirë. Unë jam trajner futbolli.altin rraklli

Jam pak i zhgënjyer që përveç Gaz Demit në Shqipëri nuk më kanë bërë ofertë tjetër. Nuk jam bërë pishman që nuk e pranova. Në 2014 e kisha shumë të vështirë ta pranoja atë, pasi kështu e kam tipin. Ekipi drejtohej nga Hasan Lika dhe Partizani ishte në vendin e dytë dhe nuk e pashë të arsyeshme që ta merrja ekipin në ato kushte, por mendoja se Likës duhej t’i jepej më shumë mundësi.”, u shpreh Raklli.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com