Alonso e quajti idiot, Hemilton i përgjigjet hapur spanjollit: Do të kërkoja falje, por tani që dëgjova këtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 14:18

Alonso e quajti idiot, Hemilton i përgjigjet hapur spanjollit: Do të kërkoja falje, por tani që dëgjova këtë…

Çmimi i Madh i Belgjikës prodhoi një moment aspak të këndshëm mes dy pilotëve, Fernando Alonso dhe Luis Hemilton që u përplasën me njëri tjetrin në startin e garës.

3213

Përgjegjësinë për aksidentin e mori britaniku i cili pranoi fajin, por me Alonson që vazhdoi të mbetej i pakënaqur dhe e quajti britanikun një idiot për atë veprim.

Lidhur me këto komente ka folur dhe vetë Hemilton i cili ka theksuar se do të kërkonte falje por pas këtyre komenteve nga Alonso as nuk e mendon më këtë gjë.

“Nuk ka përgjigje për komentet e tij, por është mirë të dish publikisht se çfarë mendon ai për mua. Siç e thash ishte e paqëllimshme dhe pranoj përgjegjësitë e mija.

Do ti kërkoja falje, por tani nuk e mendoj më pas fjalëve që tha.”, u shpreh Hemilton.

LEXO EDHE: 

U përplasën në Çmimin e Madh të Belgjikës, Alonso reagon ashpër ndaj Hemilton: Është Idiot!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"