Allmuça: Skuadra prodhoi futboll, kemi 7 vite në Kategorinë e Parë nuk vendosim objektiva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 17:45

Allmuça: Skuadra prodhoi futboll, kemi 7 vite në Kategorinë e Parë nuk vendosim objektiva

Pas ndeshjes me Besëlidhjen ka folur edhe trajneri i Dinamos, Igli Allmuça për “RTSH” i cili ka thënë:

bandicam 2018-09-15 18-10-57-082

Një fitore bindëse, dy fitore në këtë start…

E rëndësishme është që skuadra prodhoi futboll dhe raste. Ishte fitore e vështirë. Në pjesën e parë harxhuam shumë energji. Gabuam pak në finalizim. Skuadra e rimori veten dhe shënoi dhe golin e dytë. Jam shumë i kënaqur

 

Të rinj dhe veteran të ndërthurur…

Kemi bërë këtë ndërthurje e cila është shumë e mirë dhe ka funksionuar. Kishim nevojë edhe për disa lojtarë të tjerë që grupi të jetë më i plotë. Jam i kënaqur me dëshirën e tij

 

Objektivat e Dinamos

Nuk duhet të kemi objektiva afatgjatë. Kemi 7 vite në Kategorinë e Parë, por nuk dua të vendos objektiva, shikojmë ndeshjen e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"