Allmuça rikthehet te Dinamo, por jo si trajner. Barushi: Kërkojmë qetësi, presim të firmosim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 15:32

Allmuça rikthehet te Dinamo, por jo si trajner. Barushi: Kërkojmë qetësi, presim të firmosim

Nga pala italiane, edhe pse nuk u pëlqen aspak situata që është krijuar së fundi dhe për me tepër para një ndeshjeje delikate të kampionatit, e kanë marrë gjithçka me qetësi.dinamoooo

Ermal Barushi, një nga drejtuesit e Dinamos “italiane”, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit. “Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fundmi, dua të informoj të gjithë tifozët blu, opinionin futbolldashës dhe shtypin sportiv se situata te Dinamo është e qetë dhe se të gjithë janë të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës me Besëlidhjen.

Duhet të kuptojmë që të tilla lajme të përhapura me ose pa dashje përpara një ndeshjeje tepër të rëndësishme ndikojnë vetëm negativisht në qetësinë e grupit, lojtarëve dhe të stafit teknik. Duke falënderuar tifozët për mbështetjen, kërkojmë të jemi të gjithë bashkë në krijimin e një fryme pozitive dhe të japim mbështetjen maksimale për skuadrën”, thotë Barushi mes të tjerash.

Gazeta mëson se sot do të ketë edhe një takim të fundit mes presidencës blu dhe palës italianë për vazhdimin ose jo të bashkëpunimit, edhe pse drejtuesit e mëparshëm e bëjnë fakt të kryer shkëputjen e marrëdhënieve.barushi

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Barushi hedh poshtë edhe pretendimet për mospagesë të fushës në Pezë-Helmës. “Jo, nuk është e vërtetë që nuk është paguar fusha. Ne po presim të firmosim nesër (sot)”, shprehet ai. Sipas palës italiane, Allmuça është emëruar skaut te Dinamo dhe jo trajner. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë sot te blutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"