Allmuça i revoltuar: Te Dinamo nuk mund të bësh çfarë të duash, objektivi ynë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 18:04

Allmuça i revoltuar: Te Dinamo nuk mund të bësh çfarë të duash, objektivi ynë është…

Pas humbjes me Vllazninë, trajneri Igli Allmuça ka folur për “RTSH”. Ai është shprehur i zhgënjyer nga humbja dhe ka venë theksin te gabimet individuale, në të cilat është shprehur se do të ndalet gjatë, pasi Dinamo nuk është një ekip që mund të bësh çfarë të duash.

allmuca
-Pjesë e dytë jo siç duhet…

Pjesën e parë e kemi zhvilluar mirë. Kemi qenë superior dhe kemi kërkuar përqëndrim nga skuadra. Jemi ndëshkuar pastaj. Nga ana psikologjika e rënduar erdhi dhe goli dytë, por edhe nga shumë gabime individuale. Lojtarë të veçantë duan të tregojnë veten kush mban topin. Dinamo nuk është ekip që mund të bësh çfarë të duash. Na kanë venë objektiv 5 vendet e para, jo Superiore. Do të ndalemi gjatë te gabimet individuale.

-Dëmtimi i Selimaj, sa ju pengon ?

Për momentin do të shohim çfarë shkallë është dëmtimi më pas vendosim.

Do ta  “vras” kampionatin Vllaznia ?  

Ndeshja u vendos nga episodet. Skuadra që kalon në avantash mund të fitoj takimin, sepse kategoria e tillë është. Cilësia e tillë është dhe ka superioritet ekipi që shënon i pari. Dinamo do të luftojë për pësëshen e parë, më pas të shohm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"