Alkool dhe festat e shfrenuara, ja sekretet e Kimi Raikonen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 10:39

Alkool dhe festat e shfrenuara, ja sekretet e Kimi Raikonen

Kimi Raikonen së fundmi ka nxjerrë librin e tij autobiografik dhe menjëherë ka tërhequr shumë vëmendje në të gjithë botën me detaje të pathëna rreth jetës së tij, që tashmë janë bërë publike në këtë libër. Finlandezi i Ferrarit e ka shkruar këtë libër në bashkëpunim me shkrimtarin finlandez, Kari Hotakainen dhe e ka titulluar “Kimi Tuntematon” (Kimi sekret).

biography-679x483

Megjithëse ende nuk është botuar në anglisht, ky libër ka bërë shumë zhurmë në mbarë botën për prapaskenat interesante nga jeta e pilotit të “Formula 1”. Për shumë muaj me radhë piloti nordik i ka rrëfyer shkrimtarit detaje dhe fakte shumë panjohura nga jeta e tij private dhe sigurisht në këto rrëfime nuk mungojnë “çmenduritë” e bëra nga Kimi, i cili në plan të parë të krijon përshtypjen e një njeriu të ftohtë.

Në këtë libër piloti rrëfen problemet me leximin, me të folurën, tregon gjithashtu vuajtjet që ka pasur nga astma dhe çastet e vështira kur u bë pre e alkoolit ku gjente ngushëllim nga stresi i madh që e kishte përfshirë. Finlandezi rrëfen gjithashtu një detaj në vitin 2012, ku zhvilloi një garë spektakolare në Spanjë, duke u ngjitur në podium, pasi kishte marrë pjesë në një festë për 16 orë. Të gjithë fansat e tij tashmë kanë një mundësi më tepër për ta njohur edhe më shumë idhullin e tyre, i cili do të rikthehet sërish në pistë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"