Aliti: Nuk e kam problem nëse luaj në qendër apo majtas, të gjithë lojtarët më kanë ndihmuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 18:01

Aliti: Nuk e kam problem nëse luaj në qendër apo majtas, të gjithë lojtarët më kanë ndihmuar

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, tregon se nuk ka një pozicion të preferuar në mbrojtje mes krahut të majtë dhe qendrës. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai u shpreh se të gjithë lojtarët e kanë ndihmuar shumë që të përshtatet sa më shpejt me grupin.

Aliti

Pozicioni i preferuar, në qendër apo në të majtë

“Për mua s’ka problem nëse luaj në qendër apo në të majtë. Ku të më lërë trajneri, aty do jap maksimumin. S’kam një pozicion që luaj më mirë ose jo, në të dy pozicionet jam shumë mirë.”

Si duket konkurrenca në Superiore dhe mobilizimi për të ndalur Skënderbeun

“Më duket shumë e mirë sepse çdo ekip po jep më shumë se maksimumin ndaj nesh. Vlerën e Skënderbeut e kanë rritur çunat e ekipit.”

Cilët lojtarë e kanë ndihmuar më shumë që të përshtatet

“Më kanë ndihmuar të gjithë çunat dhe Jashanica që jemi bashkë në kombëtare. I falënderoj të gjithë, sepse nëse s’do më kishin ndihmuar s’do ishte aq e lehtë për mua të bëhesha pjesë e një grupi që ka kohë që luan bashkë dhe të përshtatesha që në ndeshjet e para.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"