Alison te Napoli? Presidenti zbulon të ardhmen e portierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 18:46

Alison te Napoli? Presidenti zbulon të ardhmen e portierit

Të gjithë jemi me mendjen të Botërori por te ekipi i Romës ka zhvillime të reja për sa i përket merkatos verore. Kur dukej se ishin vetëm zëra të kotë për largimet e portierit Alison dhe mesfushorit Naingolan ka qenë vet presidenti i cili i ka konfirmuar këto fjalë.

Alison

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këto dy transferime dhe në veçanti nëse do ishte Napoli ekipi i ri i Alison dhe u shpreh: “Jo çfarë Napoli, De Laurentis nuk dëshiron që të harxhojë aq shumë para. Alison kushton shumë rreth 78 milion euro dhe është shumë afër Real Madrid. Ndërsa Naingolan do të shkojë tek Interi. Tashmë çdo gjë po shkon drejt asaj rruge”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"