Alillari ende pezull, Dinamo gati për triumf në Burrel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2020 | 21:54

Alillari ende pezull, Dinamo gati për triumf në Burrel

Pasi morën kreun, kryeqytetasit nuk kanë më në plan që ta lëshojnë. Misioni do të jetë i vështirë, pasi edhe kalendari sa vjen e ashpërsohet në Grupin A. Që këtë fundjavë kanë një tjetër “malore”. Dinamon e pret një transfertë “ferri”, siç është ajo me Burrelin.

dinamo-12

Nën drejtimin e Fabricio Kamaratës, skuadra po punon për të “korrur” trepikëshin e radhës. Lajm i mirë për stafin teknik është rikthimi i Pontrelit, Xhixhiuas dhe Fejzajt, ndërsa pezull mbetet Alillari. Kapiteni është dëmtuar në kavilje gjatë ndeshjes me lezhjanët dhe ende nuk dihet nëse mund të rikuperohet në kohë.

Drejtuesit shpresojnë që mesfushori me tipare sulmuese të rikthehet i gatshëm kundër matjanëve. Blutë do të bëjnë çmos që të dalin me pikë nga “Liri Ballabani”, pasi këtë sukses duan t’ia dedikojnë administratorit Ermal Barushi, që humbi babain prej COVID-19.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"