Aliji ia bën me “sy” Panuçit, zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 19:34

Aliji ia bën me “sy” Panuçit, zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë B

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, fundjavën që lamë pas bëri një paraqitje të shkëlqyer me fanellën e Virtus Entelës në sfidën ndaj Parmës. Skuadra e shqiptarit triumfoi me rezultatin 2-0, ndërsa mbrojtësi nga Kumanova, u aktivizua për gjatë 90 minuta, duke rezultuar një nga futbollistët më të dalluar të skuadrës së tij.

Naser-Aliji-vs-Parma (1)

24-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serinë B, duke i dhënë një sinjal trajnerit Panuçi, që është gati për të zëvendësuar, kapitenin Ansi Agolli, në krahun e majtë të mbrojtjes.

Formacioni më i mirë i javës së 31-të në “Serie B”:

Radunoviç (Salernitana), Rispoli (Palermo), Gastaldelo (Breshia), Luperto (Empoli), ALIJI (Virtus Entell), Moskati (Novara), Brugman (Peskara), Anjeli (Foxhia), Melkiorri (Karpi), Çerri (Peruxhia), La Mantia (Virtus Entela).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"