Aliji i pafat me Kaizerslauternin, kualifikohen Abrashi dhe Mavraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 18:05

Aliji i pafat me Kaizerslauternin, kualifikohen Abrashi dhe Mavraj

UPDATE/ Amir Abrashi dhe Mërgim Mavraj janë kualifikuar sot pasdite për në turin tjetër eliminator të Kupës së Gjermanisë, ndërsa Naser Aliji u eliminua me ekipin e tij të Kaizerslauternit.

abrashi

Fraiburgu mori një fitore të thellë me rezultatin 0-4 ndaj Babelsbergut në transfertë, duke kaluar në turin e 1/32-ave në Kupën e Gjermanisë. Në këtë sfidë luajti si titullar edhe mesfushori kuqezi, Amir Abrashi.

mavraj

Ndërsa mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj është kualifikuar nga stoli, pasi Këlni fito 0-7 ndaj BFC Preusen-it. Trajneri Stoger zgjodhi që të mos e aktivizonte Mavrajn në këtë sfidë.

Aliji me de biazin

Por ndryshe ndodhi me mbrojtësin Naser Aliji, i cili edhe pse luajti si titullar me Kaizerslauternin, ekipi i tij nuk mundi të kualifikohej.

Koha e rregullt mes Hallesherit dhe Kaizerslauternit u mbyll në barazim 3-3, por një gol i realizuar nga vendasit në minutën e 106′ të pjesës së parë shtesë përcaktoi edhe fatin e ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"