“Alieni” Mesi i pandalshëm, shikoni prej sa sezonesh radhazi shënon në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 9:14

“Alieni” Mesi i pandalshëm, shikoni prej sa sezonesh radhazi shënon në Champions

Lionel Mesi shënoi golin e parë të ndeshjes mes Barcelonës dhe Ferencvaroshit, e para për fazën e grupeve në sezonin 2020- 2021. Sulmuesi argjentinas ishte ai që inauguroi sfidën në “Camp Nou”, duke konfirmuar se po bën histori në kompeticionin e rëndësishëm Europian.

Mesi

Me golin e djeshëm arriti 16 sezone radhazi duke shënuar në Champions. Në këtë mënyrë bëhet lojtari i parë i La Ligës që shënon në 16 sezone radhazi në turneun kontinental. Që nga sezoni 2005-2006, “Pleshti” po shkruan me gërma të arta emrin e tij në Europë. Ferencvaroshi ishte skuadra e fundit që u shtua në listën e “viktimave” të tij, që tani janë 36. 36 ekipe të ndryshme në Europë kanë vuajtur nga kapiteni i blaugranëve në Champions, një rekord absolut.

Golin e parë në Champions e ka shënuar më 2 nëntorin e vitit 2005. Ai arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 34-t dhe ishte goli i tretë i ndeshjes Barcelona-Panathinaikos. Van Bomel dhe Samuel Eto me tre gola ishin autorët e tjerë. Që nga ai sezon, Leo ka festuar gjithmonë gola në Europë. Sezoni ku shënoi më shumë ishte ai 2011-2012 me 14 gola. I djeshmi ishte goli i dytë i Leo Mesit në këtë sezon. Të dy i ka shënuar me penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"