EKSKLUZIVE/ Aliaj zbulon prapaskenat: Ja si FSHF e injoroi sulmuesin që po shkëlqen në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 13:06

EKSKLUZIVE/ Aliaj zbulon prapaskenat: Ja si FSHF e injoroi sulmuesin që po shkëlqen në Kroaci

Adrian Aliaj tregon se shqiptari që po shkëlqen në kampionatin kroat është sulmuesi 23-vjeçar, Emir Sahiti, i cili luan te Hajduku i Splitit.

aLIAJ

“Për Sahitin kemi interes nga klubi i madh gjerman, Hamburg. Nuk e di nëse do të realizohet apo jo, por do të presim deri në fund të merkatos. Shqipëria aty e kishte lojtarin, por e humbi. Për vite të tëra nuk u interesuan të vinin ta shikonin një herë në Kroaci, por është çështje menaxhimi dhe profesionalizmi.

emir sahiti

Ai po shkëlqen te Hajduku, duke qenë ndër më të mirët. Pasi priti për shumë kohë dhe nga Shqipëria nuk u kujtuan kurrë, vendosi të luajë për Kosovën. Është e çuditshme që si ka mundësi lojtarin më të mirë të klubit të madh kroat nuk vijnë ta shikojnë nga FSHF-ja, qoftë edhe një herë, edhe pse ka qenë me Shqipërinë U-21”, tregon Aliaj për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ “Jam gati ta ndihmoj Partizanin”, flet Adrian Aliaj: Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres me Rejën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"