Algoritmi i CIES-it nxjerr Interin kampion në Itali, ja kujt i “jepet” titulli në 4 kampionatet e tjera europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 17:56

Algoritmi i CIES-it nxjerr Interin kampion në Itali, ja kujt i “jepet” titulli në 4 kampionatet e tjera europiane

CIES-i (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), sipas algoritmit që llogarit goditjet në portë, të tentuara apo të pësuara, zotërimin e topit, pasimet e kryera dhe ato të kundërshtarëve në zona të ndryshme të fushës, ka stiluar klasifikimet e Serisë A, të Serisë B dhe të kampionateve më të rëndësishme europiane. Kampionati maksimal italian, sipas CIES, shikon fitoren e Interit me 81 pikë në klasifikim. Milani do ta mbyllte në vendin e dytë, dy pikë më pak nga zikaltrit.

Inter

Më pas Juventusi me 78 pikë dhe Napoli me 76. Këto më sipër janë pozicionet e Ligës së Kampioneve. Në vendin e pestë dhe të gjashtë Roma dhe Atalanta ndiqen nga Lacio. Në Serinë B, sipas algoritmit, do të shkonin Parma, Kaljari dhe Krotone. Ndërsa do të ngjiteshin Monza dhe Empoli, me vendin e tretë të “play off”-it që nuk është parashikuar.

KLAS

FRANCË – Duke parë përtej kufijve, surpriza më e madhe do të vinte nga Franca, ku Olimpiku i Lionit, aktualisht i treti pas krahëve të Lilës dhe PSG-së, do të totalizonte 82 pikë, një më shumë se parisienët për momentin të dytët në Ligën 1.LION

SPANJË – Ndërsa Atletiko e Madridit në Spanjë, që aktualisht kryeson La Ligën, do të duhet të përfundonte në mënyrë pozitive luftën duke vrapuar deri në fund të sezonit kundër Barcelonës (projektimi thotë 81 pikë për madrilenët e Simeones dhe 78 për katalanasit), me Realin në shkallën e tretë të podiumit më të distancuar (74).

Atletico.Madrid.2020.21.esultanza.gruppo.750x450

GJERMANI – Detyrë më e lehtë, së paku për parashikimin statistikor, për Bajernin e Mynihut në Gjermani, lider në Bundesligë dhe me fatin që të fitojë titullin e radhës me 77 pikë finale, 6 më shumë se Lajpcigu, me Bajer Leverkusenin dhe Volfsburgun që e mbyllin afër në pjacën e tretë (62, 15 pikë larg bavarezëve).

Bajerni goli

ANGLI – Për sa i përket Premier Ligës, Mançester Siti që është tani në komandë, do të vendoste duart mbi titullin me 86 pikë në projektim, duke u distancuar me 14 nga “kushërinjtë” e Mançester Junajtidit, me Liverpulin në vendin e tretë (69 pikë) përpara Çelsit, që do të siguronte vendin e fundit të dobishëm për Ligën e Kampioneve (68) duke paraprirë Lestërin. Uest Bromuiç Albion do të përfundonte i fundit, prapa Shefild Junajtidit (për momentin i fundit në vagon) dhe Bërnlej, me meritë të barabartë me Fulhemin që megjithatë do të shmangte rënien nga kategoria. Ndërsa në kategorinë e dytë angleze Brentfordi dhe Noruiçi do të totalizonin 89 pikë në fund të kampionatit, 8 më shumë se Suonsi.

siti

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"