Aleksis Sançez do operohet, sulmuesi i Çelsit i “shkel syrin” Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 8:47

Aleksis Sançez do operohet, sulmuesi i Çelsit i “shkel syrin” Interit

Dëmtimi i rëndë i Aleksis Sançezit në miqësoren mes Kilit dhe Kolumbisë ka prishur planet e Antonio Kontes. Për shkak të nevojës për një ndërhyrje kirurgjikale në kavilje, sulmuesi kilian pritet të mungojë për një kohë relativisht të gjatë (rreth 3 muaj), ndaj klubi ka nisur të punojë që tani për objektivat e merkatos së janarit.

during the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 14, 2019 in Milan, Italy.

OBJEKTIVAT – Përveç një mesfushori që mund t’i japë frymëmarrje Sensit me shokë, zikaltrit do të synojnë të afrojnë edhe një sulmues që mund të luajë në krah të Lautaros ose Lukakut apo qoftë edhe t’i zëvendësojë. Emri i momentit është ai i Olivie Zhirusë, i cili nuk është i kënaqur me minutat që Frenk Lampard po i jep te Çelsi. Edhe pas ndeshjes mes Francës dhe Turqisë, 33-vjeçari ka bërë apel për  hapësirë, e cila është e paktë si në klub ashtu edhe mes “gjelave”. Ka qenë vetë Konte që e ka përmendur Zhirunë, një sulmues të cilin e njeh mirë, duke qenë se kanë punuar së bashku te “blutë” e Londrës.

zhirud

ALTERNATIVA – Nëse nuk mbërrijnë te Zhiru, drejtorët Marota e Auzilio mund të tentojnë t’i rrëmbejnë Udinezes kapitenin Kevin Lazanja. 27-vjeçari vlerësohet 22 milionë euro, një investim që zikaltrit do ta marrin në konsideratë në rast komplikimi të pistës që drejton nga sulmuesi i Çelsit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"